ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK,SPAHIU: NAFTA PASURI E SHQIPËRISË, JO E PARTISË

Kuçovё – Aleanca KuqeZi ka zhvilluar një tubim-protestë në qytetin e Kuçovës, ku qindra aktivistë u mblodhën në kinemanë e qytetit për të shprehur pakënaqësitë me qeverisjen e shtetasit Sali Berisha. Kryetari i Aleancës KuqeZi Kreshnik Spahiu gjatë fjalës së tij përpara mbështetësve të kësaj lëvizje politike ka deklaruar se rrëzimi i regjimit politik të shtetasit Sali Berisha është misioni historik i kuqezinjve. Spahiu u ndal në disa problematika jetësore të jetës dhe vështirësive ekonomike që shqiptarët po përballen çdo ditë e më shumë dhe ku përballë tyre është regjimi më i egër i 100 viteve të fundit.

Në përfundim të aktivitetit në kinemanë e qytetit kuqezinjtë marshuan në rrugët e Kuçovës duke u drejtuar drejt puseve të naftës, të cilët partia-shtet përveç përvetësimit klientelist material i kishte ngjyrosur me ngjyrat e flamurit të partisë demokratike. Aktivistët e Aleancës KuqeZi kanë ngjyrosur kuqezi këto puse nafte duke lëshuar mesazhin e fortë se pasuria kombëtare e shqiptarëve nuk mund të jetë e asnjë pushteti apo partie-shtet.

Përfaqësues të Aleancës KuqeZi deklaruan  se nafta është pasuri e Shqipërisë dhe jo e partisë. Sipas tyre shtetasi Berisha po tenton të bëhet aksionar i nëntokës shqiptare, gjë që nuk e bënë as komunistët dhe as nazistët. Aleanca KuqeZi ka premtuar nga Kuçova por dhe në çdo takim tjetër me qytetarët e vendit se administrimi i pasurisë kombëtare do të riformatohet dhe do t’i kthehet pronarëve të vërtetë, qytetarëve të Shqipërisë.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen