ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK:CENSUSI DËSHTOI, POLLO E MANIPULOI, 14% OSE 400 MIJË SHQIPTARË E TË ANEKTUARVE IU PËRGJIGJËN POZITIVISHT THIRRJES SË AK PËR REFUZIM TË PYETJES PËR ETNINË DHE FENË

Kliko per te zmadhuar AK : Censusi dështoi, Pollo e manipuloi, 14% ose 400 mijë shqiptarë e të anketuarve iu përgjigjën pozitivisht thirrjes së AK për refuzim të pyetjes për Etninë dhe Fenë. Më 14 dhjetor 2012, një ditë pas shpalljes së rezultatit të INSTAT për Censusin, Aleanca Kuq e Zi deklaroi dështimin e tij. AK akuzon për këtë dështim Ministrin e Inovacionit, Genc Pollon.

“Dje sharlatani Genc Pollo, nipi i Take Pollos, gjeneralit të ushtrisë greke, që ka kryer krime kundër mijëra shqiptarëve, publikoi sipas variantit të tij dhe INSTAT-it qeveritar të dhënat zyrtare të Censusit 2011 dhe i quajti ato një sukses të jashtëzakonshëm e mbi të gjitha sipas parashikimeve të tij.

Ministri i vjetër i inovacionit arriti të quante sharlatanë 14% të anektuarve, të cilët kanë refuzuar t’i përgjigjen pyetjes për etninë dhe fenë në formularin e “Censusit”, por që kanë deklaruar se gjuha e tyre amë është shqipja.  14% e numrit të total të popullsisë Z.Pollo janë 400 mijë shqiptarë të cilët i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së Aleancës Kuq e Zi për të refuzuar pyetjen mbi etninë dhe fenë të vendosur prej teje me direktivë të Athinës dhe mbi të gjitha në kundërshtim më vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ndau faqezinjte nga kuqezinjtë.

Ti Z.Pollo duhet të bësh kujdes me termat që përdor sepse nëse 400 mijë shqiptarë do të mblidheshin para zyrës tënde të sajuar në kryeministri jemi të bindur që nuk do të kishe guximin t’i riquaje sharlatanë.

Aleanca KuqeZi ndjen detyrimin të falenderojë 400 mijë shqiptarët, të cilët kanë refuzuar t’i përgjigjen pyetjes për etninë dhe fenë në “censusin” e sajuar dhe hartuar sipas direktivave të Athinës, të cilët mbi të gjitha kanë zbatuar vendimin e gjykatës Kushtetuese.

Aleanca Kuq e Zi e konsideron “Censusin 2011” një proces të dështuar dhe manipuluar në tavolinat e INSTAT-it qeveritar, i cili së fundmi i ka transforuar shifrat e regjistrimit të popullsisë mbi bazën e kursit të dejivuar të deklaratave nacionaliste të kryeministrit Sali Berisha.

I suprizuar nga shifrat reale të “Censusit” dhe dështimit të plotë të marrëveshjes për rritjen artificiale të minoritetit grek në Shqipëri, Genc Pollo u bë sërish ushtar i çetës së “gjeneralit të ushtrisë së vdekur” duke publikuar me shumë siklet më pak se 1% minoritet grek, ashtu sikundër Aleanca Kuq e Zi deklaroi në tetor të këtij viti, kur të dhënat zyrtare të “Censusit” ishin dërguar për përpunim në zyrat e homologëve të Z.Pollo në Athinë.

Aleanca Kuq e Zi deklaron sot përpara shqiptarëve se në vitin 2013 do të realizojë regjistrimin e popullsisë në bazë të një procesi transparent dhe realist ku do të përfshihet dhe regjistrimi i pasurive të paluajtshme të komunitetit Çam”,- deklaroi Rezar Balla, Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në Aleancën KuqeZi.

NJË KOMENT

vasillaq koci

14/12/2012

arrow

ty te lumte goja o shoku kreshnik e tu befte dita 1000,keta tradhetare te vendit tone qe kane shitur shqiperine per interesa te tyre personale duhet qe kur te maresh pushtetin ne zgjedhjet e 2013s te ndeshkohen me denimet maximale qe nga tradhetari dhe krimineli numer 1 i shqiperise sali berisha dhe deri tek bollanot dhe dulet dhe pollot e te tjere me radhe,kam shprese se si nje njeri i drejtsise me profesion dhe me pasion do ti nxirni te gjithe tradhetaret e vendit para gjygjit te popullt.jam nje nga ahuruesit dhe simpantizant i levizjes nga toronto canada

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen