ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK: Vizita e Sekretares Amerikane të Shtetit Hillary Clinton të mos përdoret politikisht nga qeveria e Sali Berishës.

Tiranë – Aleanca KuqeZi ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë për shtyp rreth vizitës së nesërme të Sekretares Amerikanë të Shtetit Zonjës Hillary Clinton, permes Sekretarit te Marrëdhënieve me Publikun në AK, zotit Rezar Balla.

“Aleanca KuqeZi i shpreh mirënjohjen Zonjës Clinton bashkëshorti i të cilës i bëri kombit shqiptar dhuratën më të paharrueshme në të gjithë ekzistencën e shqiptarëve, Kosovën e pavarur.

Miliona shqiptarë presin ardhjen tuaj në Ballkan jo vetëm në shenjë mirënjohjeje për atë që ka bërë SHBA për kombin shqiptar dhe ekzistencën e tij, por dhe për  vendosmërinë tuaj për ta orientuar këtë vend drejt demokracisë ,si një rrugë e sigurt suksesi dhe dinjiteti për vendin tonë.

Kur Sekretari Baker erdhi në Qershor të vitit 1991 në Tiranë, disa muaj pas rënies së komunizmit,  na dha shpresë duke theksuar se liria do të punojë për ju.

Shqipëria i është mirënjohëse administratës së ish presidentit Clinton, e cila nuk toleroi manipulimin e zgjedhjeve të vitit 1996, i cili ishte sinjali i parë i zi për demorkcinë shqiptare dhe përpjekjet për të eliminuar demokracinë përmes korrupsionit në vitin 1997. SHBA u bë shpresë përballë vendosmërisë së Sali Berishës, që rrëzoi shtetin për të mbajtur me çdo kusht pushtetin.

20 vjet më pas liria jonë ka mbetur ende një ëndërr e cila është prishur nga mungesa e demokracisë, zgjedhjeve të lira, dhe kulturës së mos zbatimit të ligjit.  Kultura e moszbatimit të ligjit dhe kontrolli i  institucioneve shtetërore nga një qendër e pushtetit politik e  ka kthyer korrupsionin në mjet jetese dhe mbijetese dhe ka rrënuar shanset për vetëdije demokratike dhe zgjedhje të lira.

Qeveria shqiptare ka bllokuar gjyqësorin të ndëshkojë zyrtarë të lartë, ministra apo familjarë të Kryeministrit të shkojnë para drejtësisë. Qeveria shqiptare ka fyer ish të përndjekurit e komunizmit dhe pronarët, duke e kthyer dramën e tyre një çështje banale kompensimi financiar të parealizuar dhe duke injoruar rehabilitimin e tyre si pjesë të diskriminuara të shoqërisë.

Në emër të qindra shqiptarëve, të cilët u burgosën nga regjimi komunist, dëgjonin valët e zërit të Amerikës, zërit të lirisë, i shpresës për të shpëtuar nga një regjim totalitar nga i cili për 70 vite shqiptarët ende nuk po shpëtojnë dot, dhe në emër të 10 milionë kuqezinjve shprehim mirënjohjen në këtë vizitë e cila i takon shqiptarëve si një nga popujt më pro amerikan të Evropës dhe ku të gjithë shpresojnë me një mesazh të qartë për qeverinë dhe mafien më të egër në Evropë.

Shpresojmë që prania e Zonjës Klinton në Tiranë të mos keqpërdoret nga politikanet për të legjitimuar dështimet e demokracisë shqiptare por për të inkurajuar rehabilitimin e saj”, deklaroi Sekretari i Marrëdhnieve me Publikun ne AK Rezar Balla. /A.L./

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen