ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK TUBIM NË KAVAJË. PISHTARËT E DEMOKRACISË DJEGIN TITUJT E AKORDUAR NGA SALI BERISHA

Kavajё – Aleanca KuqeZi ka zhvilluar një tubim në qytetin e Kavajës paraditen e ditës së diel me aktivistë të saj dhe qytetarë të këtij qyteti. Në tubimin e Aleancës KuqeZi kanë marrë pjesë dhjetra themelues të partisë demokratike, të cilët të indinjuar nga transformimi i forcës që pretendoi të sillte demokracinë por që vetëm e deformoi atë kanë kryer aktin e dorëzimit të teserës së partisë-shtet dhe i janë bashkuar degës së Aleancës KuqeZi në qytetin e Kavajës. I pranishëm në këtë aktivitet ka qenë kryetari i Aleancës KuqeZi Kreshnik Spahiu, i cili ka garantuar të pranishmit se Aleanca KuqeZi do të mbetet lëvizja patriotike, e cila nuk do të ndryshojë për asnjë çmim dhe kusht rrugëtimin e saj drejt realizimit të premtimeve të bëra përpara qytetarëve shqiptarë.

AK, deklaroi Spahiu, është lëvizja që do të qëndrojë në krah të çdo shqiptari që beson se Shqipëria bëhet.

“Ka ardhur koha të zhbëjmë shprehjet tradicionale që dëgjojmë nga shoqëria e polarizuar se Shqipëria nuk bëhet me shqiptarё. Ne do t’i tregojmë shqiptarëve dhe mbarë opinionit ndërkombëtar se Shqipëria bëhet nëse janë shqiptarët të parët që e besojnë këtë”.

Në tubimin e Aleancës KuqeZi ishte i pranishëm dhe qytetari Dritan Kanapari, i cili është një nga ish-themeluesit e degës së partisë Demokratike në këtë qytet prej dekadash. Kanapari ka djegur në shenjë revolte titullin “Pishtar i Demokracisë”, që sipas tij ia ka dhuruar Sali Berisha, të cilin ai e quajti diktatorin e kohëve moderne. Gjatë fjalës së tij në tubimin e Aleancës KuqeZi, Dritan Kanapari deklaroi: “Dekoratat e diktatorit Sali Berisha i djegim, sepse vetëm demokraci nuk sollën. Kontributi ynë dhe i qindra e mijërave shqiptarëve të cilët luftuan për liri dhe demokraci sot po përballen me vështirësi të gjithë aspekteve sociale dhe ekonomike. Me keqardhje ne konstatojmë se beteja jonë për demokraci ende vazhdon”. Në përfundim të këtij tubimi aktivistë të Aleancës KuqeZi kanë vendosur flamuj kombëtarë në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë dhe nismës së kuqezinjve “Një flamur për çdo dritare”.

3 KOMENTE

Luan Baci

18/11/2012

arrow

Te gjithe armiqte e kombit shqiptar, perfshire tradhetaret e kombit, kane punuar dhe punojne me intensitet te madh per te krijuar idene e dorezimit, sipas se ciles :”Shqiperia nuk behet me shqiptare”. Kombi shqiptar ka nxjerre ne shekuj burra dhe gra te ndritur patriote qe kane mbajtur gjalle dhe me te drejte idealin qe Shqiperia behet dhe ate do ta bejme ne shqiptaret.

“Ka ardhur koha të zhbëjmë shprehjet tradicionale që dëgjojmë nga shoqëria e polarizuar se Shqipëria nuk bëhet me shqiptarё. Ne do t’i tregojmë shqiptarëve dhe mbarë opinionit ndërkombëtar se Shqipëria bëhet nëse janë shqiptarët të parët që e besojnë këtë”.

Ton Pjetri

19/11/2012

arrow

E kam ndegjuar shpesh shprehjen se shqipria nu behet, por une kujdo çe ja kam ndegjuar kete fjale i kam thane se po nuk u ngitem ne kembe per te protestuar dhe te ngrejme zerin per padrejtesite çe na behen si do te behemi,n,q,s nuk shkojme te votojme per ate çe mendojme se do ta bejne shqiprine bashke me ne si do behemi, PRANDAI TE GJITHE SHQIPTARET çE E DONE SHQIPRINE TE BASHKUAR NGEHUNI DHE BASHKOHUNI NE SHQIPRI NE çERSHOR TE 2013 PER TE VOTUAR PER ATA çE E BEJNE SHQIPERNE PER ALEANCEN KUQ E ZI.

vasillaq koci

14/12/2012

arrow

E pergezoj Dritan Kanaparin per ket gjest sepse nuk eshte nje leter qe te ben demokrat por nje ide qe ti ke ne zemer.Kete gjest duhet ta bejne te gjithe ata qe ndjehen dhe jane demokrat te vertet ,sepse qe kjo qe kerkon te bej shoku Kreshnik me te gjithe shoket e tjere eshte demokracia qe na u premtua 22 vjet me pare .Une si nje qytetar i thjeshte shqiptar uroj dhe kam shpresen qe kjo levizje kuq e zi ta coj deri ne fund misionin e saj.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen