ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK themelon degën e saj në Lushnje

IMG-20120501-00135

Lëvizja politike Aleanca KuqeZi ka themeluar degën e saj në qytetin e Lushnjes. Në një aktivitet ku qindra qytetarë të Lushnjes u mblodhen ne sallën e teatrit të pallatit të kulturës “Vace Zela” ishte I pranishëm kryetari I Aleancës KuqeZi Z.Kreshnik Spahiu, Sekretari I Përgjithshëm I AK Z.Myslim Pashaj, Lisen Bashkurti, Agim Kocillari dhe shume përfaqësues të Aleancës KuqeZi.
Gjate fjalës së tij përara mbështetësve të myzeqes patriotike kryetari I Aleancës KuqeZi Kreshnik Spahiu u ndal tek problematika ditore, varfëria, papunësia dhe shqetësimi I jashtëzakonshëm që këto probleme kanë shkaktuar tëk qytetarët shqiptarë pa dallim bindje dhe krahine. “Myzeqeja është hambari I prodhimeve vendase, prodhime që eksportohen drejtë Kosovës, e në këtë kontekst Myzeqeja mund të afrojë bashkimin ekonomik me Kosovën dhe forcojë industritë e dy vendeve”, u shpreh kryetari I Aleancës KuqeZi Kreshnik Spahiu, I cili gjithashtu deklaroi se administrata e shtetit shqiptarë është kthyer ne folenë e teserave të PD dhe LSI duke shkelur cdo nen te kodit të punës e duke mos konsideruar piksëpari profesionalizmin por militantizmin.
Duke u ndalur në një tjetër problematike të cituar edhe nga Komisioneri per Zgjerim I BE Stefan Fyle I cili ndodhet në vizitë në Tiranë. “Kryeministri Sali Berisha jo vetem që po shmang me cdo kusht bisedën për standardet me Z.Fyle por ai po genjen mbarë shqiptarët të cilët tashmë janë të vetëdijshëm për 12 rekomandimet e paplotesuara të Sali Berishës” tha Spahiu I cili deklaroi gjithashtu se qeveria ka bllokuar reformimin e disa sektorëve të rëndësishëm në fushën e drejtësisë. “Sali Berisha ka paralizuar institucionet Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Këshilli I Lartë I Drejtësisë, dhe Gjykata Kushtetuese mbahen peng nga qëllime meskne të Sali Berishës I cili pas pushtimit të administratës tani kërkon që ushtarët e tij t’I lëshojë në sulm në sistemin e drejtësisë”, deklaroi Spahiu.
Reforma zgjedhore ishtë një tjetër pike ku u ndal kryetari I Lëvizjes Politike Aleanca KuqeZi Kreshnik Spahiu I cili I bëri apel 26 partive që ndërmorrën iniciativën për ndryshimin e sistemit zgjedhor në vendin tonë të mos bien pre e mashtrimeve të firmave simbolike që Sali Berisha dhe Edi Rama hodhen në deklaratën e përbashkët pasi sistemi zgjedhor nuk ka për tu ndryshuar pasi askush prej liderëve të dy partive të mëdha nuk I ka votat për të marr shtetin në rrugë ligjorë dhe detyrohen të vjedhin votat e partive aleate u shpreh Kreshnik Spahiu.

“Për 100 vjetor kryeministri I Shqipërise por jo I shqiptarëve përpiqet të festojë politikisht duke ftuar përsonalitete botërore, ashtu bëri edhe më Stefan Fyle I cili I kërkontë llogari Berishës për 12 rekomandimet e ndërkohë Berisha I përsëriste ftesën për 100 vjetorin e pavarësisë. Ky kryeministër ka humbur legjitimitetin dhe tani po numëron ditët e fundit të misionin të tij të dështuar. Sali Berisha nuk ja doli të bashkontë shqiptarët madje ai e thelloi hapësirën shekullorë të aspiratës për bashkim kombëtarë” përfundoi fjalën e tij përpara mbështetësve kuqezi Kryetari I Aleancës KuqeZi Kreshnik Spahiu.
Në përfundim të aktivitetit të mbajtur me rasin e themelimit të degës së lëvizjes politike Aleanca KuqeZi Kreshnik Spahiu shpërndau mbi 100 karta anëtarësie tek aktivistët e rinj të Aleancës KuqeZi.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen