ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK: TARGAT E REJA TË AUTOMJETEVE ME NGJYRAT E PARTISË-SHTET.QEVERIA KUQEZI DO TË RIVENDOSË DINJITETIN DHE VLERAT E SIMBOLEVE

Tiranë – Përfaqësues të Aleancës Kuqe Zi kanë nisur sot një protestë para Ministrisë së Transporteve. Sekretari për Transportin dhe Infrastrukturën Z.Kristi Andoni dha një deklaratë per mediat ku ka theksuar se Aleanca KuqeZi denoncon në këtë prag 100 vjetori modelin e targave të partisë demokratike si dhe transformimin politik të ngjyrave të simboleve kombëtare me porosi të shtetasit Sali Berisha.

“Modeli i ri i targave të automjeteve të qytetarëve shqiptarë nuk mban më ngjyrat e flamurit kombëtar, por ato të partisë-shtet dhe pse jo të flamurit grek.

Aleanca  KuqeZi dënon fort dhe ashpër ndryshimin e targave të automjeteve të qytetarëve shqiptarë pa një studim të caktuar, madje me një nxitim të tepruar për të kopjuar modele të shteteve të tjera, duke mos ruajtur origjinalitetin e simboleve kombëtare.

Vendosja e shqiponjës së bardhë në sfondin blu të targave të reja tregon qartazi verbërinë dhe servilizmin e projektuesve të tyre ndaj shtetasit Sali Berisha, që kërkojnë të mbajnë karriget e drejtorive të patentave duke cënuar simbolet kombëtare, ndërkohë që hiqen si mbrojtjës të çështjes kombëtare.

Aleanca KuqeZi u premton qytetarëve të Republikës së Shqipërisë se do të zhbëjë këtë vendim arbitrar dhe militant të servilëve të administratës së shtetasit Sali Berisha sapo qeverisja kuqezi të vijë në fuqi.

Ndryshimi i përmbajtjes së simboleve kombëtare është i përcaktuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe ndryshimi i tyre është i dënueshëm nga neni 268 i Kodit Penal. Qeveria e shtetasit Sali Berisha nuk rresht së treguari mungesën e atdhedashurisë nga shitja e territorit, varrezave, kombësisë dhe deri tek targat e automjeteve.

Ky realitet do të marrë fund dhe denigrimi i simboleve kombëtare, integriteti dhe morali i shqiptarëve do të rivendosen në vendin e merituar pas 8 muajve të mbetur të qeverisë më anti-shqiptare që ka njohur historia e kombit tonë”, deklaroi Kristi Andoni ne fjalën e tij.

3 KOMENTE

lulzim

15/11/2012

arrow

po kto do i bojne te gjitha blu siq duane vete…….biles do na kerkojme te bejme dhe shpijate me ngjyre blu per inyeresate e ketyre krimineleve….
prandaj duhete te jemi te gjithe te bashkuare dhe te protestojme dhe ta ngreme zerine qe shqipria te behete kuq e zi……

gimi

15/11/2012

arrow

po sala po shet detin dhe jo targat,zgjohuni shqiptar

adrian

18/11/2012

arrow

pershendetje Per sa u perket ngjyrave jam dakorte shume biles qe te ndrohen
por inicialet apo germat e vendosura ne targa nuk duhet prekur per arsye qe i dime shume mire POLICET e rretheve shpesh here gjobisin shoferet e nje rrethi tjeter pa arsye .prandaj eshte e mire qe polici mos te dije nga cili rreth i shqiperis eshte shoferi .ate polici duhet ta zbuloje pasi te kete ndaluar shoferin ne kundravajtje apo per kontroll rutin.shpersoj qe ky sygjerim te meret paraysh nga
partia jone ne te cilen bejme pjese. me respekte adriani.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen