ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK, takim me gratë e ngujuara

http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=p4Q-_blt8Rk

 

 

Përfaqësueset e Aleancës së Gruas KuqeZi organizuan një mëngjes feste me dhjetë nëna shqiptare të ngujuara të cilat janë lënë jashtë vëmendjes sociale të shtetit dhe qeverisë, jeta e të cilave mbetet në mëshirë të fatit.

Anëtaret e Aleancës së Gruas KuqeZi lëshuan një mesazh të fortë për strukturat shtetërore dhe neglizhencës së tyre ndaj këtij fenomeni negativ.

“Kemi mundësuar të nxjerrim nga një ngujim shumëvjecar 10 gra të cilat kanë qenë të mbyllura për një kohë shumë të gjatë. Ne duam që të ndajmë me ju sot këtë ditë të vecantë dhe t’ju sigurojmë mbështetjen në të ardhmen që Aleanca KuqeZi do të garantojë të gjitha të drejtat e grave në shoqëri, në komunitet”, deklaron Florentia Xheka, kryetare e Aleancës së Gruas Kuq e Zi.

Gratë e Aleancës KuqeZi zhvilluan gjithashtu edhe një vizitë në një qendër për trajtimin e grave të dhunuara në kryeqytet. Aleanca e Gruas KuqeZi i premtoi se do të kërkojë së shpejti që dhuna në familje të përfshihet në kuadrin ligjor të veprave penale që meritojnë një dënim nga 3 deri në 12 muaj burg.

Top channel

NJË KOMENT

FERDEROVA

09/03/2012

arrow

mos harroni ngujimin per gjakmarrjen!nje turp ne kete shekull!
JU FLM…VAZHDONI MARATONENE…SUKSESI JUAJ ESHTE I KOMBIT!

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen