ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK: Spiro Ksera tradhëtoi interesat e kombit, duhet të arrestohet

DSC_0123KORÇË – Aleanca Kuq e Zi ka zhvilluar aktivin e parë në qytetin e Korcës ku dhe u zgjodhën sekretarët politik të deleguar nga Sekretariati I Aleancës Kuq e Zi. Mes qindra mbështetësve të Aleancës Kuq e Zi Kryetari I Aleancës Kuq e Zi Z.Kreshnik Spahiu ka komentuar zhvillimet më të fundit në vend lidhur me situatën e krijuar nga konflikti I “CEZ shpërndarje” dhe qeverisë.

“Shqipëria është gati të shpërthejë në protesta mbarëkombëtare prej papërgjegjshmërisë së qeverisë së shtetasit Sali Berisha I cili ndyu duart me paratë e privatizimit. Ujin shqipërisë ja ka dhënë Zoti dhe jo qeveria. Sali Berisha është pjesë e skenarit për destabilizimin e Shqipërisë, dhe këtë ai e ka provuar 15 vjet më parë dhe po tenton ta bëjë sërish. Sot në Shqipëri njerzit po digjën të gjallë, vriten për ujë dhe papërgjegjshmëria për mbrojtjen e jetës së qytetarit nga kjo qeveri është zero” deklaroi kryetari I AK Kreshnik Spahiu.

Duke u ndalur më pas tek skandali I ministrit të Punës, Cështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta Spiro Ksera I cili në takimin me deputetin e “Agimit të Artë” ka deklaruar se po punon për të ashtuquajturin “Vorioepir”, kreu I AK deklaroi: Ministri Spiro Ksera është kthyer në urën e shtetasit Sali Berisha me Agimin e Artë. Sot në qeveri janë tre ministra grekë dhe 13 ministra filogrekë. Këta shtetas që po cënojnë integritetin territorial të Shqipërisë dhe po përpiqen të asimilojnë kulturën dhe simbolet shqiptare duhet të përgjigjen përpara ligjit, dhe nëse ligji nuk do të veprojë atëherë do të jetë vetë populli që do ti largojë ata me protesta. Skenari që po hartohet nga 3 ministrat grekë dhe 13 filogrekë dhe lidhjet e tyre me Agimin e Artë është ndër më të rrezikshmit që cënon paqen e të gjithë rajonit. Këta shtetas duhët të procedohet penalisht për tradhëti kombëtare” deklaroi Spahiu.

Në përfundim të aktivitetit ku pjesëmarrja ishtë tepër e madhe lideri I kuqezinjve ka shpërndarë rreth 200 karta anëtarësie për kuqezinjtë e Korcës.

NJË KOMENT

tomi

21/11/2012

arrow

rrofte “Aleanca Kuq e zi”

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen