ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK, SPAHIU:SHKARKIMI I INA RAMËS DHE EMËRIMI I PROKURORIT TË RI TË PËRGJITHSHËM PA MBARUAR MANDATI AKTUAL, ANTIKUSHTETUES

Tiranё – Kryetari i Aleancës KuqeZi Z.Kreshnik Spahiu ka mbajtur ditën e premte një deklaratё për shtyp ku ka bërë publik qëndrimin e AK për çështjen e shkarkimit të Prokurorit të Përgjithshëm dhe emёrimin e pasardhësit të tij. Kreu i Aleancës KuqeZi Kreshnik Spahiu i ka bërë apel Presidentit të Republikës Z.Bujar Nishani dhe deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë të mos ndërmarrin vendimin antikushtetues për shkarkimin e Prokurores së Përgjithshme Znj.Ina Rama.

“Aleanca KuqeZi i bën apel deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe Presidentit të Republikës Z.Bujar Nishani që të heqin dorë nga procesi antikushtetues i emërimit të një prokurori të ri kur ende nuk ka përfunduar mandati i prokurorit aktual, i cili përfundon pas 6 muajsh.

Aleanca KuqeZi i bën thirrje edhe kandidaturave për prokuror të ri të përgjithshëm që të mos përfshihen në këtë proces antikushtetueses, sepse do tu duhet ta ndërpresin detyrën e tyre më 1 Korrik 2013, kur Kuvendi i ri që do të dalë nga zgjedhjet e ardhshme do të vendosë rendin kushtetues dhe do të mbrojë parimet dhe standardet e demokracisë parlamentare. Presidenti Bujar Nishani vazhdon të bëjë ‘kallashnikovin” e Sali Berishës duke ekzekutuar dhe asgjёsuar nga pavarësia çdo institucion të pavarur në Shqipëri.

Çdo prokuror i ri që do tё emërohet në mbivendosje të mandatit kohor të Prokurorit të Përgjithshëm aktual do të konsiderohet jo legjitim dhe do t’i ndërpritet menjëherë mandati sapo të kemi një parlament të ri kuqezi. Shkarkimi i personit i cili në mënyrë antikushtetuese do të uzurpojë karrigen e Prokurorit të Përgjithshëm do të jetë një ndër vendimet e para të Kuvendit të ri që do tё dalё nga vota popullore më 23 Qershor 2013.

Ky qëndrim i Aleancës KuqeZi nuk lidhet aspak me analizën e punës së Prokurores së Përgjithshme Znj.Ina Rama qё sipas Aleancës KuqeZi ka dështuar, pasi ka toleruar mos funksionimin e detyrës për të arrestuar shtetasin Sali Berisha pёr vepren penale të dorëzimit të pjesshëm të territorit të Republikës së Shqipërisë në favor të qeverisë greke si dhe një seri veprash të rënda penale që lidhen me vrasjet, kontrabandën, korrupsionin dhe trafikimin e armëve.

Sot në ditën botërore të pandëshkueshmërisë Shqipëria vjen me një bilanc tejet negativ për mos hetimin e asnjë ministri apo deputeti. Aleanca KuqeZi ka një ndër proritetet e saj ndëshkimin dhe aplikimin e politikave të rënda penale pёr qeveritarët e lartë në Shqipëri, kur këta të fundit kryejnë vepra penale të të gjitha llojeve”, deklaroi kreu i Aleancёs KuqeZi Kreshnik Spahiu.

NJË KOMENT

zenel

24/11/2012

arrow

akt qe duhet denuar

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen