ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK, SPAHIU: NË KAVAJE POLICIA KREU ARRESTIME POLITIKE NDAJ AKTIVISTËVE TË AK. SALI BERISHA ËSHTË AI QË DUHET TË ARRESTOHET

Tiranë – Kryetari i Aleancës Kuq e Zi Z.Kreshnik Spahiu ka mbajtur një konferencë për shtyp ku fillimisht ka kritikuar gjëndjen në të cilën shtetasi Sali Berisha e ka zhytur Shqipërinë sa i përket nivelit të korrupsionit. Gjatë fjalës së tij Spahiu deklaroi se Sali Berisha e fundosi Shqipërinë në korrupsion duke bërë që vendi ynë të jetë më i korruptuari ndër vendet e Bashkimit Evropian. Sali Berisha është kryeministri më i korruptuar, është më i korruptuar se Hashim Thaçi madje shumë herë më i korruptuar se Fatos Nano, dhe ky tashmë është një fakt zyrtar i publikuar së fundmi nga raporti i indeksit të korrupsionit nga “Transparency International”.

Kryetari i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu i ka bërë apel qeverive të vendeve të Bashkimit Evropian të izolojnë kryeministrin më të korruptuar Sali Berisha.

“Unë kam dy apele për të bërë publike sot. I pari i drejtohet vendeve të Bashkimit Evropian që duhet të izolojnë personin më të korruptuar, i cili i ka vënë vendit vulën më të hidhur në këto 100 vite histori, atë të korrupsionit pakufij. Apeli i dytë i drejtohet të rinjve, brezit të ri të juristave shqiptarë, të cilët kanë detyrimin të dënojnë këtë individ që ka një lidhje të fortë më korrupsionin sepse Shqipëria bëhet vetëm me burgosjen e Sali Berishës”, deklaroi Kreshnik Spahiu.

Spahiu u ndal tek ngjarja e një ditë më parë, ku mbi 30 aktivistë të Aleancës Kuq e Zi u ndaluan dhe shoqëruan në komisariatin e policisë në qytetin e Kavajës pas protestës së mbajtur në Vlorë në kundërshtim të mbajtjes së mbledhjes së qeverisë më të korruptuar në shtëpinë muze të Pavarësisë ku Ismail Qemali shpalli pavarësinë 100 vjet më parë.

“Dje policia e Kavajës u vu në shërbim me servilizëm ekstrem ndaj urdhrave të shtetasit Sali Berisha. Sjellje brutale, me djemtë dhe vajzat aktiviste të Aleancës Kuq e Zi, sepse ata u ngritën kundër denigrimit të historisë nga shefi më i korruptuar i ekzekutivit shqiptar në 100 vjet histori. Arrestime politike do t’i quaja pa pikën e dyshimit, sepse ndërsa protesta mbahej në Vlorë, policia u organizua për të ndaluar aktivistët e Aleancës Kuq e Zi në Kavajë. Një Zot e di pse kjo sjellje aspak profesioniste e efektivave të policisë së shtetit, e cila paguhet nga taksat e shqiptarëve dhe vihet në shërbim të militantizmit dhe servilizmit ndaj shtetasit, tashmë më të korruptuar zyrtarisht, Sali Berisha”, deklaroi Kreshnik Spahiu.

Gjatë konferencës për shtyp Z.Spahiu shoqërohej nga të rinjtë dhe të rejat e Aleancës Kuq e Zi, të cilët ditën e martë u përballën me dhunën fizike dhe verbale të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe presionin psikologjik për përndjekje penale nga uniformat blu të qytetit të Kavajës.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen