ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK, Spahiu: Mandatet e përjetshme prodhojnë diktatorë modernë

Aleanca Kuq e Zi ka nisur sot aksionin e saj politik. Në një konferencë për shtyp nga përfaqësues të kësaj aleance dhe në kuadër të nismës që ata kanë ndërmarrë, vetë lideri i AK ka kërkuar kufizim të mandateve të kryetarëve të bashkive dhe kufizim të mandateve të kryetarëve të partive. Deklarata e tij ka shigjetuar vetë Kryeministrin e vendit, Sali Berisha, i cili drejton Partinë Demokratike që nga krijimi i saj. Apeli është zgjeruar dhe më tej duke duke përfshirë boshtin e lidërve Tiranë-Shkup-Prishtinë, duke theksuar se është krijuar një klan sulltanësh politikë, një oligarki politike që kërkon ndryshim të menjëhershëm.
“Ne u bëjmë apel  lidërve në Tiranë, Shkup, Prishtinë. Duhet të kemi ndryshime ligjore dhe kushtetuese. Nuk mund të kemi mandate të përjetshme andaj kërkojmë kufizim të mandateve të kryetarëve të partive, kufizim të mandateve të kryeministrave, kufizim të kryebashkiakëve dhe kryekomunarëve.Kufizimi i mandateve është parim kushtetues, krerët e institucioneve duhet të kenë mandate të kufizuar. Janë këta krerë politikë që na drejtojnë prej dy dekadash. Ka ardhur koha për një rinovim të politikës, pasi mandatet e përhershme nuk janë asgjë më shumë veçse një diktaturë moderne. Në të gjithë trevat shqiptare kemi oligarki politike, ku këto mandate të përjetshme na kanë krijuar “sulltanët” e politikës, që nuk lëshojnë dretimin e partive të tyre që në gjenezën e formimit. AK është frymë e shqiptarëve, vetëm ata antishqiptarë dalin kundër kuqezinjve”-tha Spahiu.

a.y/NOA

_________________________

Kreshnik Spahiu: Ka ardhur koha që “sulltanët” politikë të largohen

Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, është shprehur gjatë një takimi se ka ardhur kohë që në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup, të rinovohet klasa politike.

Sipas Aleancës Kuq e Zi, rinovimi i klasës politike shqiptare në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup është një domosdoshmëri për çlirimin e demokracisë.

Kreshnik Spahiu ka shigjetuar vetë kryeministrin e vendit, Sali Berisha, i cili drejton Partinë Demokratike që nga krijimi i saj. Apeli është zgjeruar dhe më tej duke përfshirë boshtin e liderve Tiranë-Shkup-Prishtinë, duke theksuar se është krijuar një klan sulltanësh politikë, një oligarki politike që kërkon ndryshim të menjëhershëm.
“Ne u bëjmë apel apel liderve në Tiranë, Shkup, Prishtinë. Duhet të kemi ndryshime ligjore dhe kushtetuese. Nuk mund të kemi mandate të përjetshme andaj kërkojmë kufizim të mandateve të kryetarëve të partive, kufizim të mandateve të kryeministrave, kufizim të kryebashkiakëve dhe kryekomunarëve. Kufizimi i mandateve është parim kushtetues, krerët e institucioneve duhet të kenë mandate të kufizuar. Janë këta krerë politikë që na drejtojnë prej dy dekadash. Ka ardhur koha për një rinovim të politikës, pasi mandatet e përhershme nuk janë asgjë më shumë veçse një diktaturë moderne. Në të gjithë trevat shqiptare kemi oligarki politike, ku këto mandate të përjetshme na kanë krijuar “sulltanët” e politikës, që nuk lëshojnë drejtimin e partive të tyre që në gjenezën e formimit. AK është frymë e shqiptarëve, vetëm ata antishqiptarë dalin kundër kuqezinjve”, tha Spahiu.

Tema online

________________________________

Spahiu: Nuk mund të ketë të përjetshëm në detyra politike, fundi i mandateve lidhet vetëm me dështimet

Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më herët, sot Aleanca Kuq e Zi ka nisur aksionin e saj politik. Në një deklaratë të dhënë për shtyp nga përfaqësues të kësaj aleance dhe në kuadër të nismës që ata kanë ndërmarrë, është kërkuar që të ketë kufizim të mandateve të kryetarëve të bashkive dhe kufizim të mandateve të kryetarëve të partive. Kjo deklaratë shkon drejtpërdrejt për Kryeministrin e vendit, Sali Berisha, i cili drejton Partinë Demokratike që nga krijimi i saj. Përfaqësues të AK-së, janë shprehur se partitë që nga krijimi i tyre nuk i ndryshojnë kryetarët. Më tej, ata kanë shtuar se Tiranë-Prishtina dhe Shkupi janë përfshirë në një oligarki politike dhe iu kanë bërë thirrje politikanëve të këtyre tre vendeve që të bëhen ndryshime. Ndryshimet konsistojnë, në ndryshime ligjore dhe kushtetuese. Gjithashtu, në thirrjet e tyre për ndryshim, përfaqësues të kësaj aleance kanë theksuar se mandatet e përjetshme janë një diktaturë moderne. Në fjalën e tij të mbajtur gjatë këtij aksioni, kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu është shprehur se figurat publike në Shqipëri flasin me mllef për flamurin kombëtra dhe se ky është një skenar i pastër antishqiptar. Më tej, Spahiu ka shtuar se këto njerëz janë kundër bashkimit të shqiptarëve. Sipas kreut të AK-së, inspirata më e madhe e kësaj lëvizjeje është bashkimi kombëtar dhe se bashkimi Kosovë-Shqipëri është i pashmangshëm. Ndërsa lidhur me mandatet, Spahiu ka deklaruar se kufizimi i mandateve është parim kushtetues dhe se duhet të ketë kufizim të mandateve politike. Spahiu ka thënë se nuk mund të ketë të përjetshëm në detyra politike dhe se në Shqipëri fundi i mandateve lidhet vetëm me dështimet.

Sot News

____________________________________

AK: Ndryshim të kastës politike, kufizim të mandateve

Aleanca Kuq e Zi ka nisur aksionin e ri politik, në bazë të të cilit janë kërkesat për ndryshime ligjore dhe kushtetuese.

Sipas AK-së, rinovimi i klasës politike shqiptare në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup është një domosdoshmëri për çlirimin e demokracisë.

Aleanca konsideron të nevojshme kufizimin e mandateve për kryetarët e partive, kryeministrit, krerëve të komunave dhe Bashkive, për të mos e lënë vendin në një diktaturë moderne.

“Mandatet e përjetshme janë diktaturë moderne. Partitë politike që nga krijimi nuk i ndryshojnë kryetarët. Tirana, Prishtina, dhe Shkupi janë oligarki politike.”- nënvizon aleanca.

Shekulli

__________________________________

AK, Spahiu: Kufizim mandateve, të eliminojmë përjetësinë politike

TIRANE –  Aleanca Kuq e Zi nisi aksionin e saj të ri politik, i cili ka në thelb kërkesat për ndryshime ligjore dhe kushtetuese. Në konferencën me temë: “Rinovimi i klasës politike shqiptare në Tiranë-Prishtinë-Shkup, domosdoshmëri për çlirimin e demokracisë”, të zhvilluar në “Hotel Tirana International”, përfaqësues të Aleancës Kuq e Zi konsideruan të nevojshëm kufizimin e mandateve të liderëve politikë, për të mos e lënë vendin në një diktaturë moderne.

Gjatë fjalës së tij në këtë konferencë, kryetari i Aleancës, Kreshnik Spahiu nënvizoi nevojën e ndryshimeve ligjore, me qëllim që asnjë lider të mos jetë i përjetshëm në politike.

“Ky nuk është sistemi demokratik që ëndërrojnë shqiptarët, por thjesht një diktaturë moderne. Fundi i mandatit lidhet me dështimin, me humbjen me standardet dhe rregullat mbi te cilat ndërtohet sistemi demokratik. Të eliminojmë përjetësinë e tyre në politikë, nuk mund të lidhet vdekja fizike me vdekjen politike.”- deklaroi Spahiu.

Ndërkohë kryetari i aleancës theksoi se ndryshimet duhet të ndodhin duke ruajtur figurat, pasi shqiptarët duhet t’i japin fund kohës së denigrimit dhe hedhjes baltë ndaj njëri-tjetrit.

Duke komentuar akuzat ndaj aleancës, Spahiu theksoi se Kuq e Zi nuk është në koalicion me askënd dhe nuk i shërben asnjë kauze tjetër përveç bashkimit të shqiptarëve.

“Aleanca Kuq e Zi është një front për bashkimin shqiptarëve, që tashmë është i pashmangshëm. Kuqezinjtë kanë një ideal, ngritjen dhe mbrojtjen e vlerave kombëtare. Koalicioni i kuqezinjve është vetëm Bashkimi Europian dhe bashkimi i shqiptarëve.”- theksoi Spahiu, i cili e mbylli fjalimin e tij me vargje të himnit kombëtar.

(er.nu/BalkanWeb)

__________________________________

Spahiu: Jo sulltanë në politikë

Aleanca Kuq e Zi kërkoi të shtunën në Tiranë ndryshime kushtetuese dhe ligjore për disa nga pushtetet qendrore e lokale në Shqipëri.

Aleanca Kuq e Zi kërkoi kufizimin e numrit të mandateve për kryeministrat, kryetarët e bashkive dhe të partive politike.

Sipas kreut të Aleancës, Kreshnik Spahiu, Shqipëria po vuan pikërisht nga mungesa e rifreskimit të klasës dhe elitave politike.

“Ne duhet të synojmë eliminimin e  përjetësisë në politikë dhe pushtet. Nuk mund të lidhet jeta biologjike me jetën në karrike. Nuk mund të lidhet vdekja fizike me vdekjen politike. Janë dy gjëra të ndryshme. Ka ardhur koha të përcaktojmë disa rregulla që dhe ndryshimi të ndodhë duke mbrojtur dhe ruajtur figurat. Të mos ndodhë që ata që do të vijnë më pas jush thjesht të hedhin baltë mbi ju. Kohes se baltës dhe denigrimit të shqiptarëve ndaj njëri-tjetrit, ashtu siç thotë Kadareja, ku shqiptarët kanë një politikë vetëshkatërruese duhet t’i japim fund. Ka ardhur koha që kuqezinjtë të ndërtojnë një politikë tjetër”, tha Spahiu.

Top Channel

_________________________________

AK: “Sulltanëve” politikë u ka ardhur fundi

Aleanca Kuq e Zi ka nisur sot aksionin e saj politik. Në një konferencë për shtyp nga përfaqësues të kësaj aleance dhe në kuadër të nismës që ata kanë ndërmarrë, vetë lideri i AK ka kërkuar kufizim të mandateve të kryetarëve të bashkive dhe kufizim të mandateve të kryetarëve të partive. Deklarata e tij ka shigjetuar vetë Kryeministrin e vendit, Sali Berisha, i cili drejton Partinë Demokratike që nga krijimi i saj. Apeli është zgjeruar dhe më tej duke duke përfshirë boshtin e lidërve Tiranë-Shkup-Prishtinë, duke theksuar se është krijuar një klan sulltanësh politikë, një oligarki politike që kërkon ndryshim të menjëhershëm.
“Ne u bëjmë apel  lidërve në Tiranë, Shkup, Prishtinë. Duhet të kemi ndryshime ligjore dhe kushtetuese. Nuk mund të kemi mandate të përjetshme andaj kërkojmë kufizim të mandateve të kryetarëve të partive, kufizim të mandateve të kryeministrave, kufizim të kryebashkiakëve dhe kryekomunarëve.Kufizimi i mandateve është parim kushtetues, krerët e institucioneve duhet të kenë mandate të kufizuar. Janë këta krerë politikë që na drejtojnë prej dy dekadash. Ka ardhur koha për një rinovim të politikës, pasi mandatet e përhershme nuk janë asgjë më shumë veçse një diktaturë moderne. Në të gjithë trevat shqiptare kemi oligarki politike, ku këto mandate të përjetshme na kanë krijuar “sulltanët” e politikës, që nuk lëshojnë dretimin e partive të tyre që në gjenezën e formimit. AK është frymë e shqiptarëve, vetëm ata antishqiptarë dalin kundër kuqezinjve”-tha Spahiu.

Ora News

5 KOMENTE

europeisti

15/01/2012

arrow

Eh,sepse Spahiu ne fakt kerkon te zhnderrohet ne nje diktator tradicional.Duket qe nga sllogani i stilit enverist “Ne te gjithe jemi Kreshnik”.Shqiperia s’ka nevoje per nje Viktor Orban.

    Franc J.

    15/01/2012

    arrow

    Ore pse e ke ti me Kreshnikun, shiko më mirë kta politikanët që kanë 20 vjet që s’luajnë nga vendi tyr si kryetar të diçkaje. A ke parë ti si “europeist” një udhëheqës e botës së zhvilluar të bëjë ktë punë?

europeisti

16/01/2012

arrow

Politikanet tane aktuale jane nje m… e madhe qe te gjitha palet.Por,gjithsesi ndonese me hapa prej breshke,Shqiperia po ecen ne rrugen e duhur…Nuk do te doja qe kjo pakenaqesi te shfrytezohej nga dikush per te arritur qellimet e veta,ne dem te se ardhmes se shqiptareve.Po t’i hedhesh nje veshtrim historise gjithe diktatoret si Musolini,Hitleri apo edhe Enveri deri diku,kane shfrytezuar pakenaqesite popullore ndaj klasave qeverisese te meparshme per te marre pushtetin.

    Franc J.

    28/01/2012

    arrow

    Ahh, ti je nji nga këta në Shqipëri që kanë mundësitë e arsimit të mirë dhe të informacionit, por i keqkuptojnë të gjitha gjërat. Edhe enveri ka pas mundësitë për arsim të mirë dhe i ka keqkuptuar gjënat (komunizmin). Ti je enver modern!

FERDEROVA

16/01/2012

arrow

DT 17 JANAR THERRET-KOMBIN TA BEJME VET!
NGA LARGA ,NGA LARG PO JU NDJEK ,
ME SHPIRT SHQIPTARI JU MBESHTET,
TE FALA HEROIT TONE,
AMANETIN E TIJ KURE S’DO HARROJME,
BASHKIM ,BASHKIM THERRET VEGJELIA,
POR SDO PARLAMENTI DHE QEVERIA…
VETEM ME NJE FLAMUR-JU LUTEMI SHUME…
HYMNIN KENDONI ,VEC KESHTU NA BASHKONI!
JU LUTEMI O RINI-SHKO DHE PER NE TI,
TE JENE ATY NGA CDO QYTET ,
QOFTE DHE NJE GRUP ME DY,TRE VET,
BUKUR KRESHNIK KE FILLU,
TE LUTEMI MOS U TERHIQ ,
LIRIN KOMBETARE PA REALIZU!

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen