ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK, Spahiu: Kemi 103 mijë vullnetarë! Të barazlarguar nga Topi, Berisha dhe Rama

DSC_0618

Drejtuesi i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu deklaroi se kjo lëvizje është e barazlarguar nga Bamir Topi, Sali Berisha dhe Edi Rama. “Duhet patjetër që Aleanca të ketë identitetin e vet. Nuk mund të ketë shtojca dhe bishta të forcave politike. Duhet krijuar një marrëveshje mes njerëzve që të ketë një lëvizje të të pakënaqurve, patriotëve e larg figurave që i kanë mërztur njerëzit nëpër media”, u shpreh Spahiu në “Vizion Plus”. Ai rrëfeu se e shikon veten në qendër dhe se në zgjedhjet e fundit nuk kishte votuar pasi nuk ja jepte dot votën as të majtës dhe as të djathtës. Spahiu kritikoi të majtën dhe të djathtën për sjelljet e deri tanishme në raport me qytetarët. “E djathta dhe e majta janë pjesë e një monedhe që sido që ta hedhësh njësoj është”, u shpreh Spahiu. AK vijoi ai është lëvizje vullnetare me 103 mijë anëtarë.

lajmifundit.com

________________

Aleanca Kuq e Zi, së shpejti kthehet në parti. Spahiu: Nuk do jemi në një parti me Topin

Aleanca Kuq e Zi do te jete një prej partive te reja qe do ti shtohet garës elektorale te vitit 2013. Kreshnik Spahiu ne emisionin “Intervista”, ka pranuar se ekziston mundësia qe kjo lëvizje te shndërrohet ne parti, te garoje ne zgjedhje dhe sipas tij momenti me i përshtatshëm për këtë është kuvendi qe do te mbahet ne muajin maj. Sipas Spahiut, ky moment do te përcaktojë edhe karrierën e tij, pasi përfshirja zyrtare e tij ne këtë parti te re do te shoqërohet edhe me dorëheqjen nga posti i nënkryetarit te KLD. Spahiu ka theksuar se shtyllat baze te programit te Aleancës Kuq e Zi do te shpallen ne 17 janar dhe prioriteti kryesor do te jete bashkimi kombëtar. Spahiu iu ka dhënë fund zërave për një lëvizje te përbashkët politike me Bamir Topin duke pranuar se ata u përkasin rrymave politike te ndryshme e për rrjedhoje edhe partive te ndryshme. Spahiu ka shpalosur vizionin e tij për një formacion te ri politik i cili do te shtrihet përtej kufijve te vendit e do te përfshijë shqiptaret e Maqedonisë e Kosovës.

Gazeta Tema

__________________________

Aleanca Kuqezi, 1 milion aktivistë deri në 28 Nëntor?

Në një intervistë dhënë Alfred Pezës në Vizion Plus dhe në një tjetër dhënë gazetës Shqip, Kreshnik Spahiu deklaroi se Aleanca Kuqezi do të publikojë emrat e 1 milion aktivistëve të saj në 28 nëntor të këtij viti, me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarsisë së Shqipërisë. Madje, në intervistën me Pezën, ai theksioi se publikimi do të jetë shumë transparent, sepse lista e aktivistëve kuqezi do të jetë e verifikueshme nëprmjet numrit të identitetit, atësisë dhe adresës së çdo aktivisti.

Një bast shumë i fortë publik ky i Spahiut! Ndoshta është tej-entuziazmuar nga suksesi në disa sondazhe online të mediave shqiptare (Top-Chanel, Shekulli, Tema, Telegraf) dhe nga shpallja si personaliteti i vitit 2011 në Maqedoni (çmimi është dhënë nga mediat shqiptare pas një sondazhi të zhvilluar për disa javë në opinionin publik). Ose ndoshta Spahiu di diçka që ne të tjerët nuk e dimë…

Është e vërtetë se në aktivitetet e zhvilluara nga Aleanca Kuqezi ka patur pjesmarrje masive, si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë vendit, por sidoqoftë, deri më tani nuk na është krijuar përshtypja se numri i aktivistëve të saj mund t’i afrohet shifrës 1 milion. Që Aleanca Kuqezi të publikojë një listë të patrukuar me 1 milion aktivistë në 28 nëntor, i bie që rreth 10% e të gjithë shqiptarëve që jetojnë kudo në botë të përfshihen në të. Ndoshta në bankën e të dhënave të Aleancës Kuqezi ka emra të shumë emigrantëve që janë aktivizuar elektronikisht në nismat e saj, por që nuk kanë marrë pjesë në aktivitetet e ndryshme. Prandaj, siç duket, Spahiu, në intervistat e tij, i mëshoi fort kërkesës për dhënien e së drejtës së votimit emigrantëve shqiptarë,në vendet ku jetojnë.

Pjesmarrja e Aleancës Kuqezi në zgjedhjet e 2011-ës si parti politike duket se është praktikisht një fakt i kryer. Dhe gjithashtu duket se është praktikisht një fakt i kryer që kjo parti nuk do të jetë e lidhur me Presidentin Topi. Në një intervistë dhënë gazetës  “Lajm” të Maqedonisë, Kreshnik Spahiu ka deklaruar: “Presidenti Topi nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do jetë pjesë e Aleancës Kuqezi. Kryetarin do ta zgjedhim mes 1 milion anëtarëve dhe aktivistëve nga të gjitha trevat shqiptare”.

E.Zaloshnja/ ResPublika.al

 

4 KOMENTE

Myftar Zyberi

06/01/2012

arrow

Sot shqiptarët duhet të bashkohen dhe të lidhen fortë mes vetvetes për të realizuar një dëshirë tonë kombëtare imediate edhe atë nëpërmjet një pune mirë të organizuar dhe të rregullt, ti ngjeshim radhët ti bashkojnë mendimet, dëshirat dhe interesat pasi vetëm kështu mund ta bejme bashkimin Kombetar.
Tani duhet bërë një veprim i përbashkët nje lëndë me cilësi të re te lidhemi fort për një çështje të përbashkët, pasi si i thuan fjales: u ndave u përlave –u bashkove u forcove, ne duhet të na bashkoj një qëllim një ideal, pra te bashkojmë besën.
Ne duhet te lidhemi ngushtë për një qëllim të përbashkët, të bashkuar si një trup i vetëm, duhet te bëhemi bashkudhëtar gjer ne vdekje ne nuk na mungon fuqia, por dëshira për tu bashkuar dhe për tu bë më të fortë, kur njeriu nuk e ka atë që do duhet ta dojë atë që ka. Dëshira duhet ti nënshtrohet arsyes, andaj ejani me ne me Aleancen Kuq e Zi. duhet te jemi te bashkuar drejt nje qëllimi qe t`a kthejmë krenarinë e humbur, pasi ia vlen.

adi

08/01/2012

arrow

I shume respektuar Kreshnik,jeni duke ndermarre nje veprim qe mund te ndryshoje te ardhmen e vendit,e per rrjedhoje edhe te ardhmen e secilit prej nesh.Jam shume i bindur qe pjesemarja e shqipetareve jashte atdheut eshte e madhe por per mendimin tim e pamjafueshme sepse cdo beteje ka nevoje per ushtare aktive ne fushe beteje pra aty ku fushata elektorale do te jete dhembe per dhembe keshtu qe mendimi im shoqeror eshte qe me diplomaci e pa hequr dore nga idete kryesore te mundohesh te krijosh aleanca me personalitete me autoritet ne menyre qe edhe jashte te kete peshe fjala ,gjithashtu mos pusho se mbajturi qendrim te forte kritik ndaj qeverise per cdo veprim te saj te politikes se jashteme pse jo takime me personalitete nga Kosova e nga Maqedonia e me tej.me shume respekt adi nova Hania gr .

Ermal

09/01/2012

arrow

Bravo Kreshnik. Kushdo qe i thote vetes shqiptare duhet te jape maksimumin ta zhduke kete gjenerate poletikanesh dordollece si tipi Topi, Berisha, Rame anarkisti, Gramoz Enveristi, Skender Gjinushi mendera dhe kukumjaqkat e tyre femra si majtas dhe djathtas. Keto jane po te njejtet ketu e njezet vjet me pare dhe se kurre nuk ja kane dashur te miren Shqiptarve pervec se mender lepirsa te politikes Evropjane qe fatkeqsisht ne shume raste ka qene shume denuese dhe selektive kundrejte Shqiptarve. Duhet ti zhdukim njeher e pergjithmone keto servila poletikanesh qe interesat e Shqiperise dhe te gjithe kombit Shqiptar i kane nxjerrur ne rend te fundit ose shkelur qellimisht. Duam nje gjenerate poletikanesh te civilizuar, pa nxites urrejtjesh krahinore, fetare apo aftesie. Duam nje gjenerate poletikanesh qe e bejne me vepra Bashkimin e kombit dhe jo duke thene takohemi ne Europe sikur te ishte baqja e poletikanve tone te tanishem mashtrues. Duam poletikane me kulture dhe ti pershtatet thjeshtesise se popullit dhe kombit tone qe ka vuajtur kaq shume. Duam poletikane qe e qojne ne vend te vet amanetin e te parve tone se Lidhjes se Prizerenit per nje komb te perbashket atje ku flitet Shqip. Dhunohen barbarishte Shqiptaret e thjeshte ne Presheve, Medvegje dhe Bujanovc dhe nuk degjon asnje reagim nga ministrite tona pervec se krenohen se ato personalisht kane marredhenje te shkelqyera me Serbine dhe se fundmi me Malin e Zi, Maqedonine etc.

Albani - Prizren

14/02/2012

arrow

Përshëndetje Aleanca Kuq e Zi!,Përshëndetje Vëllezër e Motra Nga Do Që Jeni,Ju Përshëndes Përzemërsisht Albani Nga Kryeqyteti Historik I Kombit Shqiptar – Prizreni!.
Ja Sot Ja Kurrë,Dojmë Bashkim Kombëtar,Dojmë Një Gjuhë,Dojmë Një Himn,e Dojmë Një Flamur Kombëtar.
E Dojmë atë Flamur,që me vite kemi luftu,e jo sikur ne në Kosovë,Flamur me 6 yje që na kanë dhuru e këta Qeveritarët Pa Zemër, që e kanë pranu,sepse Flamuri me 6 yje është i serbëve,turqve,ashkalinjëve,boshnjakëve,romëve,dhe në fund,edhe neve na kan vendos shqiptarët në atë flamur që për mua ai Flamur,me 6 yje është ofendim i atyre,që e dhanë jetë për lirin e Kosovës.
Po të më pyeste mua dikush,a e pëlqen Flamurin me 6 yje?
Përgjigjia do të ishte haptas – Kategorisht e refuzoj këtë Flamur,sepse ky nuk është Flamur i yni.

Së Bashku Bashkimin Kombëtar Do Ta Arrijmë me Njerëzit:Patriot,Bujar,Luftëtarë,e që edhe jetën e tyre e japin për Kombin Shqiptar.
E Këta Janë:në Zemra,përveq atyre që
Aleanca Kuq e Zi! – Shqipëri! & Lëvizja Vetëvendosje! – Kosovë!
Ju Dëshiroj Pikë Së Pari:Shëndet,Fat,e Sukses,o Bijtë e Shqipes me Dy Krena,Se Gjithë Shqiptarët,ju kanë në Zemra,përveq atyre që janë Kundër Bashkimit Kombëtar.
Përshëndetje Nga Prizreni i Bukur!.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen