ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK, Spahiu : Katër dështimet historike të regjimit politik të Sali Berishёs si President dhe Kryeministër në 22 vjet

                 Fjala e kryetarit tё Aleancёs KuqeZi Z. Kreshnik Spahiu

Sot Shqipëria dhe shqiptarët kanë shënuar një deshtim historik në izolimin e tyre prej dy dekadash. Europa i tha JO Shqipërisë duke lënë sërish kombin më të vjetër të kontinentit jashtë dyerve të Bashkimit Europian. Ky është fundi i një kapitulli të hidhur të tranzicionit shqiptar, i cili sot përkon me 22 vjetorin e Partisë Demokratike, e cila hyri në skenën politike me premtimin “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”. 22 vite demokratët dhe socialistët e rreshtuan Shqipërinë të parën për krime, trafiqe, korrupsion dhe të fundit në standardet ekonomike, politike dhe institucionale. Sot Brukseli i tha JO partisë, e cila u përpoq t’i kapërcejё standardet jo me përmbushje, por me lobime anti shqiptare duke bërë koncesione në kurriz të çështjes kombëtare. Demokratët dhe socialistët dështuan në qeverisjet e këtyre 22 viteve dhe na lanё pas serbëve, malazezëve, maqedonasve dhe boshnjakёve, pavarësisht faktit se këto kombe dolën nga 15 vite konflikte etnike dhe luftёra. Historia dhe populli duhet të ndëshkojë këta politikanë dhe kye-arkitektin e rrënimit të integrimit të Shqipërisë, shtetasin Sali Berisha. Populli shqiptar duhet të ngrihet në këmbë për të larguar nga drejtimi dhe politika “krokodilin” e izolimit të Shqipërisë si mundësia e vetme që kombi më i lashtë në Europë të mos marr damkën e turpit në historisë moderne të Bashkimit Europian. Vendimi i refuzimit të vendit kandidat është një mesazh i qartë i Brukselit për çdo shqiptar, që të largojë me çdo mjet dhe kusht shtetasin Berisha nga politika. Kush ka sy le ta shikojë dhe kush ka vesh le ta dëgjojë, përndryshe do i kemi në kurriz edhe një çerek shekulli tjetër. Parlamenti dy ngjyrësh i demokratëve dhe socialistëve duhet të shpërbëhet dhe populli për herë të parë në histori duhet të sjellë një kuvend kuqezi. Për këto arsye apelojmë dhe mobilizojmë së shpejti të gjithë mbështetësit dhe patriotët kuqezi që të largojnë Berishën para zgjedhjeve të qershorit 2013.

Aleanca KuqeZi, del sot përpara popullit shqiptar për t’i bërë me dije mbarë bashkëkombasve kudo ata ndodhen dhe jetojnë, e sidomos qytetarëve të Shqipërisë, katër dështimet historike të regjimit politik të Sali Berishës, Fatos Nanos dhe pasuesve të tyre në 22 vitet e tranzicionit.

Së pari, regjimi i Sali Berishës dhe pasuesve të tij erdhi në pushtet me sloganin luftë kundër komunizmit, bazuar te shtresat më të persekutuara e të shtypyra të diktaturës. Mbas njëzet e dy vitesh, ai ka dështuar në qëndrimin ndaj kësaj shtrese të vuajtur që i dhuroi atij pushtetin. Kjo pjesë e nderuar e Kombit Shqiptar, që mbështeti fuqishëm rrëzimin e diktaturës, sot është më varfëra, më e harruara, më e izoluara dhe madje më e sublimuara deri në vetësakrifikim për idealet e lirisë e demokracisë. Regjimi i Sali Berishës mashtroi shtresën më antikomuniste të historisë së Shqipërisë. Ky akt mashtrues shënon dështimin e parё tё tranzicionit.

Së dyti, regjimi i Sali Berishёs dhe i pasuesve te tij erdhi në pushtet me premtimin për një politikë bazuar në interesat Kombëtare, duke mbajtur në duart e rinisë fotografitë e Ibrahim Rugovës, Rexhep Qoses e Ismail Kadaresë. Mbas njezet e dy vitesh, regjimi i tij është shndërruar në mashtrues lidhur me mbrojtjen e interesave shqiptare, të cilat i dhuruan pushtetin Sali Berishës dhe kastёs sё tij. Ai injoroi Ibrahim Rugovën duke shkelur sanksionet e OKB-sё  me trafiqet e naftës me Millosheviçin gjatë luftës në Bosnje – Hercegovinë; i mohoi dhënien e pasaportës shqiptare akademikut Rexhep Qosja me urdhër të Beogradit; burgosi ata që më vonë do të bëheshin Heronjtë e ndritur të luftës për çlirimin e Kosovës; urdhëroi të mos firmosej Marrëveshja e Rambujesë për të sabotuar sulmin e NATO-s mbi Beograd; sabotoi interkonjeksionin Shqipёri-Kosovё dhe vendosi dogana korruptive mbi produktet vendore te Kosovёs; spostoi projekt-rezolutën e paraqitur në Parlamentin Shqiptar për Çamërinë shumë vite më parë dhe ka lidhur gjithë sistemin e ekonomisë, tregtisë e biznesit me grekët, Fazlliçët e rrjetet e tyre trafikuese Rajonale. Regjimi i Sali Berishës mashtroi me politikën e tij në mbrojtje të interesave Kombëtare. Ky është dështimi i dytë i regjimit tё tij.

Së treti, regjimi i Sali Berishës erdhi në pushtet me premtimin se do i sillte shqiptarëve prosperitetin ekonomik me teorinë e “çekut të bardhë”. Sot këtë çek të bardhë e ka mbushur me miliona euro klani i tij, kasta e tij, rrethi i tij dhe bashkëpunëtorët e tij në Rajon. Shqipëria e regjimit të Sali Berishës solli piramidat e fajdeve të Alimuçës nё 1996-97, ndërsa sot qeveria e tij e ka shndërruar gjithë ekonominë shqiptare në një piramidë të madhe. Recesioni ekonomik, papunësia ne rritje, varfërimi i qytetarëve dhe bizneseve shqiptare shkon në asimetri te plotё me pasurimin korruptiv, krimin e organizuar, kontrabandën e rrjetet mafioze që kanë kapur çdo hallkë të shtetit e të sektorit publik të vendit. Regjimi i Sali Berishës po e lë Shqipërinë një tokë të djegur ekonomikisht për vitet që vijnë. Varfërimi i vendit e qytetarëve shqiptarë nga korrupsioni dhe krimi i organizuar janë dështimi i tretë i tij.

 

Së katërti, regjimi i Sali Berishës dhe i pasuesve të tij erdhi në pushtet me sloganin “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”. Sot ky slogan është kthyer tërësisht me kokë poshtë. Sali Berisha, Qeveria dhe mazhoranca e tij e vetëizoluan Shqipërinë nga Evropa. Shqipëria nën drejtimin e regjimit të tij është i vetmi shtet në Evropë që i refuzohet tre herë radhazi statusi i vendit kandidat për në Bashkimin Evropian. Me këtë dështim të madh regjimi autokratik i Sali Berishës e ka kthyer tërësisht Shqipërinë në vetëizolimin e regjimit të kaluar vitit 1990 në marrëdhëniet e tij me Evropën. Ky është dështimi katërt.

Aleanca KuqeZi po mobilizon njerëzit më të mirë, më të ndershëm, më profesionistë e patriotë që të përgatisë ndryshimin rrënjësor të sistemit politik në Shqipëri. Aleanca KuqeZI po bashkëpunon me të gjithë forcat politike, të shoqërisë civile, grupet e interesit dhe Aleatët tanë ndërkombëtarё, Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe Bashkimit Evropian, që mbeshtesin Kombin Shqiptar, demokracinë dhe integrimin Evropian, me qëllim që të demaskojmë së bashku katër mashtrimet e mëdha të regjimit të kalbur te Sali Berishës, të cilat kanë sjellë katёr dështimet e tranzicionit në Shqipëri, varfërimin e vendit dhe vetëizolimin nga Evropa.

Aleanca KuqeZi së bashku me gjithë forcat atdhetare e demokratike të vendit do t’i rikthejnë shqiptarëve katër ëndrrat e mohuara nga regjimi i rrënuar autokrat i Sali Berishës.

Aleanca KuqeZi do t’i rikthejë Shqipërisë dinjitetin e mohuar, demokracinë e shtypur, prosperitetin e rrënuar, rendin e ligjin e shkatërruar dhe do i hapë rrugën e pakthyeshme Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Me regjimin e rrënuar të Sali Berishës Shqipëria mbetet e varfër, e shtypur dhe e izlouar. Me Aleancën KuqeZi dhe gjitha forcat atdhetare e demokratike së bashku, Shqipëria bëhet ashtu siç e ëndërruan 100 vjet më parë themeluesit e shtetit shqiptar dhe sikundër e deshën 22 vjet më parë themeluesit e demokracisë.    

NJË KOMENT

vasillaq koci

14/12/2012

arrow

jam absolutisht dakord me te gjitha keto qe shoku kreshnik dhe aleanca kuq e zi thote.ky regjim komunist qe sali berisha me qeverine e tij po ushtrojne mbi kete vend duhet rezuar me nje dore te hekurt dhe te pa meshireshme, ashtu si kjo qeveri nuk ka meshire per ate popull qe po vuan cdo dite ne ate regjim. keta perbindesha duhet te perballen me drejtesine per para popullit jo vetem per mekatet qe kane bere por dhe per gjitha veprimtarit e te tyre kriminale per interesat tyre personale.falenderoj te gjithe udheheqesit dhe te gjithe antaret e aleances kuq ezi per vullnetin e tyre.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen