ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK, SPAHIU: BERISHA SHKAKTARI I TRAGJEDIVE TË SHQIPTARËVE

Tiranё – Aleanca Kuqezi shpalli sot në kuvendin me studentё nga Tirana dhe Prishtina platformën për rinovimin e politikës shqiptare. Qindra të rinj nga Tirana dhe Kosova shprehën shqetësimin që atdheu amë Shqipëria po drejtohet nga komunisti i fundit në Europë dhe prej afro çerek shekulli nuk po vjen ndryshimi. Aleanca Rinore KuqeZi e përfshirë në fushatën të bëhemi 1 milion kuqezinj trumpeton me forcë parimin e kufizimit të mandateve të drejtuesve politikë në jo më shumë se dy mandate duke filluar nga drejtuesit e shkollave, drejtuesit e institucioneve dhe deri tek ministrat dhe kyeministrat apo kryetarët e partive. Aleanca KuqeZi është e vetmja forcë politike e cila nuk pranon në gjirin e saj deputetё apo ish deputetё, ministra apo ish ministra, kryetarё bashkish apo ish kryetarё bashkish. Aleanca KuqeZi është e vetmja alternativë politike për të qeverisur vendin jo vetëm nëpërmjet rotacionit, por edhe duke nxjerrё në pension politikanët e vjetër dhe duke rinovuar të gjithë elitën politike dhe atë shtetërore.

Mes qindra aktivistëve kuqezi kreu i Aleancës KuqeZi foli qartë dhe në mënyrë të drejtëpërdrejtë për mënyrën se si mundë të arrihet përmbysja e regjimit politik të shtetasit Berisha

“22 vite më parë në rrugët e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” u shfaq njeriu  të cilin sekretari parë i partisë komuniste Ramiz Alia e përzgjodhi për të ngritur artificialisht sitemin pluralist në Shqipëri dhe për të përçarë lëvizjen studentore. Më 10 dhjetor ai do tё pritej me fishkëllima mes mijёra studentëve si njeriu i cili kërkoi që lëvizja studentore të shuhej. Me dhunën dhe dinakёrinë e një një krokodili politik ai mundi të shmangte Azem Hajdarin nga kreu i Partisë Demokratike dhe ta përndiqte penalisht dhe moralisht deri sa legjenda e demokracisë u vra në mënyrën më mizore në qendër të Tiranës dhe poshtë zyrës së tij. 22 vite mё parë ndryshimi do të vinte me shumë pak viktima por mijёra dhe mijёra të tjerë studentё dhe punëtorë, intelektualё dhe politikanë do të vriteshin në vitet e sundimit të tij politik. Shqipëria do të përjetonte vitet e errёta të rebelimit popullor për të larguar njeriun që hapi depot e armëve për të nxitur luftën civile në Shqipëri, por falë maturisë popullore ajo do të shmangej por me shumë dhimbje. sepse afro 5000 qytetarë do të humbnin jetën në atë periudhë”,- deklaroi Spahiu

Duke u ndalur tek krahasimi i figurave politike te Shqipёrisё Spahiu deklaroi:

-Çerek shekulli më parë kur në skenën politike u shfaq shtetasi Berisha në arenën politike europiane dhe amerikane do të ishin burrat më të shquar të elitës politike botërore. Asnjё prej tyre sot nuk drejton vendin, pasi ose kanë ndёrruar jetë ose i kanë larguar me votë me përjashtim të shtetasit Berisha. Gjermanët e larguan themeluesin e dy Gjermanive kancelarin Kohl, amerikanët larguan Bushin e madh madje edhe Bush Junior, francezët e larguan Shirak, John Mayer tashmë është harruar në Britani, Në rajon janë futur në muze Miloshevic dhe Tuxhman, Gligorov dhe Micotaqis, Zhelju Zhelev dhe i jati i Papandreut. Ne ende nuk ndryshojmë, ne ende me shtetasin, i cili është shndërruar në një kufomë të politikës shqiptare dhe europiane dhe sot e ka futur Shqipërinë në izolimin dhe mjerimin më të thellë të 100 viteve.

Ëndrra europiane 22 vjeçare e shqiptarёve nuk u la pa u pёrmendur nga kryetari i Aleances Kuq e ZI Kreshnik Spahiu:

-22 vite më parë ne thërrsnim “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, po kjo thirrje ka buçitur nga breza të tjerë, sepse sot ju bijtë e atij brezi të atëhershёm keni ende në krye njriun i cili po na mban larg bashkimit dhe integrimit. Sa herë që ai shkakton një tragjedi ai shpik një gjëmё për të shkëputur vëmendjen e shqiptarëve dhe diplomatëve të huaj. E gjithë loja e pseudonacionalizmit të shtetasit Berisha ka qënë  “zhvendosja e axhendës”. Sot ai ja ka arritur qëllimit, sepse askush nuk flet për katastrofën që i ka ndodhur Shqipërise duke iu refuzuar statusi për herë të tretë.

“Sa herë që shtetasi Berisha çon vendin në katastrofë sajon një gjë që populli ta harrojë cfarë tragjedie i ka shkaktuar.

Ai flet për Prevezën pikërisht ditën që e largon Tiranën nga Brukseli,

Ai flet për bashkim pikërisht ditën që largon Shqipërinë nga BE.

Ai flet për një pasaportë shqiptare për të gjithë ditën që publikon Censusin e manipuluar.

Ai flet për qeverisje me duar të pastra pikërisht kur duart i gjakos dhe vret të rinj në bulevard”,- deklaroi Spahiu.

 

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen