ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK, SPAHIU: BE E DHA MESAZHIN E SAJ, ME “KROKODILËT” NË POLITIKË NUK KA STATUS DHE INTEGRIM NE BE

Elbasan – Aleanca Kuq e Zi ka zhvilluar në qytetin e Elbasanit aktivin organizativ ku ka prezantuar Sekretarët politikё, të cilët u mandatuan për organizimin e zgjdhjeve brenda Aleancës Kuq e Zi. Kryetari I Aleancës Kuq e Zi Z.Kreshnik Spahiu gjatë fjalimit përshëndetës përpara qindra kuqezinjve lëshoi akuza të forta në drejtim të qeverisë së shtetasit Sali Berisha lidhur me mosmarrjen e statusit të vendit kandidat nga Bashkimi Europian.

22 vjet më parë miliona shqiptarë thërrisnin “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” po pas një çerek shekulli Europa na i ka mbyllur dyert për të disatën herë. Mesazhi i Europës është krejt i qartë: Largoni krokodilin e politikës dhe më plakun e sitemeve totalitare”,- deklaroi kryetari I Aleancës Kuq e Zi Z.Kreshnik Spahiu.

“Shqipëria po ngel në klasë për të tretin vit rradhazi duke shënuar rekordin më negativ në historinë e Europës, ku Serbisë po i jepet raport progresiv dhe ku Shqipëria merr vetëm vlerësime negative. Kjo notë ngelëse është për qeverinë dhe parlamentin. Brukseli i ka lëshuar një mesazh të qartë të gjithë popullit shqiptar për largimin e kastës së vjetër politike, e cila mendon për vete dhe ka tradhtuar interesat e kombi shqiptar. Këta nuk mbarojnë një punë të vogël dhe flasin për Shqipërinë e madhe”,- deklaroi Spahiu.

“Sot Shqipëria po shkon drejt falimentimit si shtet nën praktikën e vendit fqinjë Greqisë, për shkak të borxhit dhe krizës ekonomike. Heqja e limitit të borxhit është fundi i marrëzisë qeveritare dhe juridikisht është cënim i rëndë i sovranitetit të vendit. Kjo qeveri  deklaron se ka nje buxhet të madh, por i ngjan atij njeriu që ka marrë një muaj 5.000 lek borxh. Muajin tjetër merr 10.000 lekë të tjera dhe thotë “u bëra me lekё”  me paratë e të tjerëve. Kjo qeveri nuk mund të mashtrojë një popull kur ajo ka një borxh tejet të madh dhe gjithmonё në rritje. Berisha në ikje po tenton t’i lërё kuqezinjve një shtet në faliment dhe ku gjithë vendi të digjet në kolaps. Aleanca KuqeZi do të mbështesё dhe rikthejë ekonominë nacionale dhe administrimin e saj. Çdo pasuri do t’i mbetet vlerave dhe pasurive kombëtare. Nafta, pyjet, turizmi, kromi dhe gjithçka do të mbeten pasuri të shqiptarëve dhe jo të familjes së krokodilit që në prag të mbytjes po tenton të gëlltisё gjithçka”,- perfundoi Kreshnik Spahiu fjalën e tij para qindra kuqezinjve.

 

 

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen