ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK, SPAHIU: Banorë të zonave rurale dënoni me 0 votë shtetasin Berisha.

Tiranё – Aleanca KuqeZi e mbledhur në një tryezë të rrumbullakët ditën e diel, te Hotel Tirana, prezantoi  platformën për bujqësinë shqiptare. Tridhjetё akademikët më të njohur, me në krye sekretarin për çështjen e bujqësisë zotin Ago Nezha,  janë përfshirë në Aleancën KuqeZi për të punuar mbi programin për zhvillimin e bujqësisë.  Aleanca KuqeZi  deklaroi sot se është prioritet i prioriteteve zhvillimi dhe platforma për zhvillimin e fshatit  për shkak të rëndësisë që ka zhvillimi dhe prosperiteti i Shqipërisë dhe investimet në këtë fushë.

“Fshati shqiptar ka qenë dhe mbetet më i varfri në rajon dhe Evropë. Regjimi Berisha, i cili rri në pushtet me votat e fshatit ka ndjekur strategjinë se:  sa më e mjeruar të jetë popullsia aq më i lehtë është për tu mbajtur pushteti”, theksoi gjatë fjalës së tij kryetari i Aleancёs KuqeZi  Z.Kreshnik Spahiu.

Më tej zoti Spahiu shtoi se 47% e popullsisë fshatare është lënë në mëshirën e fatit, pasi qeveria ka alokuar vetëm 0.5% të buxhetit për fshatin.

“Ne premtojmë që do ta trefishojmë këtë shifër. Ne denoncojmë shkatërrimin që i është bërë tokës bujqësore nëpërmjet tradhëtisë kombëtare të materializuar në ligjin 7501. Ne do të zhvillojmë agroturizmin, do të hapim Bankën Bujqësore, do të ngremë një sistem të ri sigurimesh, një nivel tjetër pensionesh për të nxjerrë fshatin shqiptar nga mjerimi”, deklaroi Spahiu.

Shqipëria ka popullsinë në fshat si një rast i paprecedent të jetesës mesjetare e ku banorët jetojnë jo disa dekada, por disa shekuj larg fshatit perëndimor. Tryeza për çeshtjen bujqësisë së Aleancës KuqeZi u mbyll me thirrjen e kryetarit Kreshnik Spahiu që banorët e zonave rurale duhet ta dënojnë me 0 votë shtetasin Berisha në zgjedhjet e vitit 2013.


NJË KOMENT

Kosova-Tropoja-Durresi

22/10/2012

arrow

Ashtu ju lumte ajo pushke AK, reagoni, zgjoheni kete popull te mjere e te varfer, qjerrani syte makaberve, ngrini flamujt me krenari, mposhtni ket anti-qeveri shqiptare! Ju lumt dora flamur!

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen