ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK : Situata energjitike në kolaps, të bëhet publike kontrata me CEZ Shpërndarje

Kliko per te zmadhuar Aleanca Kuq e Zi : Situata energjitike në kolaps, të bëhet publike kontrata me CEZ ShpërndarjeSot, më 19 Dhjetor 2012, Aleanca Kuq e Zi  i kërkon qeverisë më të korruptuar në Ballkan të bëjë publike kontratën që ekziston midis qeverisë dhe “CEZ Shpërndarje” .

“Pronari i vetëm dhe i ligjshëm i kësaj kompanie është populli shqiptar, ndërsa shtetit  si aksioner i lind e drejta dhe detyrimi i përnjëhershëm i kontrollit dhe auditimit të punës së kësaj kompanie duke vendosur në plan të parë interesin kombëtar” .

“Privatizimi i sektorëve strategjikë u bë për të përmirësuar aktivitetin e kompanive që përfaqësonin këta sektorë dhe sot gjejmë një dështim total të çdo sektori. Humbjet në rrjet në kohën e privatizimit të rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike ishin në nivelet 36%, ndërsa sot mbi 50%” . – është shprehur Sekretari Për Çështjet e Energjitikës , Altin Dauti.

Në emër të AK, Z.Dauti “dënon ashpër cdo veprim dhe mosveprim në kohë të qeverisë dhe enteve përkatëse të cilat lidhen drejtëpërsëdrejti me abuzimet spektakolare që sollën këtë situatë kaotike dhe problematike për konsumatorët shqiptarë” .

 

NJË KOMENT

Burim

23/12/2012

arrow

Bravo AK ashtu duhet. Greku le të shkon në Gërqi.Na duhet një SHQIPTAR I vërtet jo i rremë.
(Shqipërija natyrale) pa Grekë

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen