ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK: Shqipëria e Kosova në BE pa Berishën e Thaçin

ardit-collaku

TIRANE- Aleanca KuqeZi doli sot përpara opinionit publik për të denoncuar , sipas tyre, deklaratën e Kryeministrit Berisha për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën.

“Mbrëmë kryeministri me vendosmëri deklaroi së është kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, madje ai është kategorikisht kundër, duke e bazuar vizionin e të ardhmës së shqiptarëve vetëm më integrimin në Bashkimin Europian”, thuhet në deklaratë e AK.

Kryeministri, sipas AK, foli dje dhe tregoi fytyrën e vertetë të tij në lidhje me cështjen kombëtare dhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, ashtu sikundër bëri vite me parë duke thyer embargot ndërkombëtare ndaj Serbisë dhe furnizuar atë me naftë me vendime të fshehta dhe antikombëtare.

“Kryeministri foli, por harroi se historia e ka lënë dhe do ta lërë akoma më shumë pasi nuk do mundet të pengojë ëndrrën shekullore të shqiptarëve bashkimin e trojeve të tyre. Në këto kushte Aleanca KuqeZi i bën thirrje mbare popullit shqiptarë që të mos ndikohet nga deklaratat demode të kryeminstrit të Shqipërisë dhe jo të shqiptarëve dhe i kujtojme shqiptarëve së largimi i Sali Berishës është e vetmja altërnativë për të realizuar ëndrrën shekullore për bashkim të trojeve etnike shqiptare.
Aleanca KuqeZi deklaron së rruga drejtë Bashkimit Europian për Shqipërinë dhe Kosovën duket afër por në fakt është shumë larg si pasojë e qeverisjes së dobët të Sali Berishës dhe Hashim Thaçi të cilët i kanë lënë dy vendet tona të fundit në rajon në proceset integrese dhe të parat për korrupsion.
(aq/shqiptarja.com)

NJË KOMENT

Aleanca Kuq e Zi

11/03/2013

arrow

[…] […]

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen