ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK: SHPËTIM KARAMUÇA, PJESË E SEKRETARIATIT TË AK. KOALICIONI “QYTETARËT KUNDËR TRADHTARËVE” PO RRITET ÇDO DITË E MË SHUMË.

Tiranë – Aleanca KuqeZi përmes një deklarate për shtyp ka njoftuar aderimin e Z.Shpëtim Karamuça në rradhët e Aleancës KuqeZi si Sekretar për çështjen e Ish të Burgosurve Politikë. Sekretari Politik i Aleancës KuqeZi,  Z.Eduard Kaca në deklaratën për shtyp dhënë në ambientet e Aleancës KuqeZi deklaroi se Z.Karamuça, një figurë e njohur në spektrin e ish të burgosurve dhe përndjekurve politikë është votuar me unanimitet nga Sekretariati i Aleancës KuqeZi për të qenë pjesë e strukturave vendimarrëse të kuqezinjve.

“Aleanca KuqeZi e ndërmerr këtë hap me Z.Karamuça, i cili do të jetë në kryesinë e kuqezinjve për dy arsye të një rëndësie të veçantë:

-Së pari, Aleanca KuqeZi do të krijojë një departament ekskluziv në strukturën e saj për çështjen dhe problematikën e ish të përndjekurve dhe burgosurve politikë me qëllim dhënien e zgjidhjes përfundimtare të dëmshpërblimit të kësaj shtrese të vuajtur të shoqërisë sonë. Ashtu sikundër kryetari i AK, KreshnikSpahiu ka prezantuar dhe formën në të cilën do të kryhet kompensimi i ish të përndjekurve politikë të sistemit diktatorial, por padiskutim dhe të sistemit pseudo-demokrat të shtetasit Sali Berisha.

-Së dyti, bashkimi i Z. Karamuça me kuqezinjtë tregon qartë se AK është duke krijuar një koalicion të gjerë në rradhët e saj. “Koalicioni i shqiptarëve kundër tradhtarëve” është në rrugën e mbarë të formimit të tij në çdo cep të Shqipërisë me çdo shqiptar që beson se Shqipëria bëhet, por jo me këtë klasë politike të degjeneruar”, deklaroi në konferencën për shtyp Sekretari Politik i Aleancës KuqeZi,  Z.Eduard Kaca.

Aleanca KuqeZi i bën thirrje të gjithë ish të burgosurve, minatorëve, fermerëve, mësuesëve dhe çdo shqiptari të indinjuar të bëhet pjesë e koalicionit të shqiptarëve për largimin e shtetasit Sali Berisha nga pushteti i grabitur me vota të vjedhura, të bashkohen me kuqezinjtë si e vetmja mundësi për të bërë Shqipërinë.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen