ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK shpall axhendën e 28 Nëntorit. Të gjitha rrugët të çojnë në kufirin Shqipëri-Shqipëri. Të thyejmë murin e shqiptarëve.

Tiranë – Kreu i Aleancës KuqeZi Z.Kreshnik Spahiu akuzoi fort dhe ashpër qeverinë shqiptare për bashkëpunim me qarqet ultra-nacionaliste dhe naziste greke që kanë pretendime irredentiste për jugun e Shqipërisë.

“Prezenca e ministrave të kabintetit qeveritar të shtetasit Berisha dhe disa drejtuesve të tjerë të institucioneve shqiptare zyrtarizoi qëndrimin diplomatik të qeverisë së shtetasit Berisha me qeverinë e Athinës për autonominë e të ashtuquajturit Vorioepir duke shënuar aktin më të rëndë të tradhëtisë kombëtare të një qeverie në 100 vitet e pavarësisë së Shqipërisë. Organizimet politike të qarqeve greke drejtoheshin nga nazistët e “Agimit të Artë” dhe nga Naum Disho, një nga kriminelët me të njohur të dënuar nga drejtësia shqiptare, por që fatkeqësisht me mbështetjen e policisë dhe institucioneve shqiptare iu garantua mbrojtja dhe realizimi i qëllimeve për cënimin e integritetit territorial të Shqipërisë”, deklaroi Kreshnik Spahiu.

Aleanca KuqeZi shpalli planin e zhvillimeve të aktiviteteve të 100 vjetorit të pavarësisë nëpërmjet komisionit organizator me përfaqësues nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Ulqini dhe Lugina e Preshevës. Aleanca KuqeZi do të tubohet ne kufirin Shqipëri-Shqipëri të Morinës mëngjesin e 28 Nëntorit ku mijëra shqiptarë nga Tirana, Shkodra, Ulqini, Prishtina, Tetova, Prizreni, Durrësi, Lezha dhe çdo qytet etnik shqiptar do të udhëtojnë drejt kufirit që prej 100 vitesh i ndau shqiptarët.

Aleanca KuqeZi deklaron se ka ardhur koha që të thyejmë murin ndarës të shqiptarëve, murin shekullor që na ndau, copëtoi, rrënoi, dhunoi, poshtëroi nga një sërë regjimesh politike anti-shqiptare. Në vend të kufirit ndarës Aleanca KuqeZi do të vendosë obeliskun e bashkimit dhe shqiponjës si simbole kombëtare të dy pjesëve dikur të ndara, por që bashkohen pas një shekulli.

Kreu i Aleancës KuqeZi Kreshnik Spahiu theksoi se Aleanca KuqeZi ka detyrim moral dhe historik që të plotësojë aspiratën shekullore të shqiptarëve për bashkim kombëtar, detyrim i cili rrjedh nga parimet kushtetuese, por edhe si realizim i misionit të rilindasve dhe Ismail bej Vlorës, i cili 100 vite më parë nuk e shpalli pavarësinë për këtë Shqipëri të vogël dhe që shqiptarët të mbeteshin i vetmi komb që të jetonte në 7 shtete.

“Sot ne kemi dy shtete shqiptare dhe kemi vendosur barrierë mes dy shteteve, të cilat trajtohen në marrëdhëniet ndërkombëtare si të huaj. Kufiri Shqipëri-Shqipëri duhet hequr dhe 28 Nëntori është dita që ëndrra e Ismail Qemalit, Isa Boletinit, Luigj Gurakuqit dhe themeluesve të tjerë të shtetit shqiptar të behet realitet”, deklaroi Spahiu.

“Ndryshe nga demokratët dhe socialistët, ne kuqezinjtë nuk festojmë por luftojmë, nuk gëzojmë por munojmë, nuk vallëzojmë por ndërtojmë, nuk urrejmë por bashkojmë dhe më 28 Nëntor ne do të jemi atje ku 100 vite më parë u ndamë, atje ku një shekull më parë filloi ndarja, atje do të nisë bashkimi dhe nga ajo ditë nëna Shqipëri nuk do t’i kërkojë pasaportë bijve të saj. Mëngjesi i 28 Nëntorit shënon ditën e themelimit të bashkimit Shqipëri-Shqipëri dhe koncepti shtet kosovar do t’i përkasë së shkuarës dhe historisë. Të gjithë shqiptarët duhet të jenë atë ditë për mos humbur një moment hisorik, i cili nuk përsëritet në jetën e askujt. Atë ditë do të isha qytetari më i nderuar i Shqipërisë nëse do të hiqja një tullë nga muri ndarës dhe së bashku të fillojmë ndërtimin e një Shqipërie tjetër dhe të bashkuar. Askush nuk do ta ndalë marshimin kuqezi për të hequr kufirin e shqiptarëve”, përfundoi fjalën e tij Z. Spahiu.

Përfaqësuesit e lëvizjeve dhe organizatave politike nga Kosova deklaruan se kanë filluar organizimet masive të shqiptarëve që do të marshojnë nga të gjitha trevat më 28 Nëntor në kufirin Shqipëri-Shqipëri.

 

NJË KOMENT

Saimir Beganji Irlande

05/11/2012

arrow

JU LUMTE AK JU JENI NDERI I KOMBIT, JU I BENI ZEMRAT TONA TE RRAHIN FORT.
NE FESTEN E 28 NETORIT KETU NE GALWAY IRLANDE , NUK DO TE HARROJME TE NGREM NJE GOTE PER JU PATRIOTET E VERTETE SHQIPTAR.
JU INKURAJOJE NE FISNIKERINE TUAJ.
PERGEZIME.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen