ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK: SERBIN IVAN MRKIÇ E PRESIM ME PARRULLËN “KOSOVA ËSHTË SHQIPËRI”

TIRANË – Aleanca KuqeZi zhvilloi njё protestё nё Aeroportin e Rinasit kundёr vizitёs sё Ministrit tё Jashtёm tё Serbisё Ivan Mrkiç.

Qindra aktivistё tё AK u mblodhёn nё dalje tё seksionit “VIP” tё aeroportit “Nёnё Tereza” me banderola dhe bilbilё pёr tё pritur ashtu siç e meriton ministrin e Jashtёm tё Serbisё, i cili pёrfaqёson shtetin e Serbisё, shtet i cili ka deklaruar se nuk do tё njohё kurrё Kosovёn.

Aleanca KuqeZi e priti ministrin serb duke shpalosur njё banderolё ku shkruhej “Kosova ёshtё Shqipёri”.

Aleanca KuqeZi ka deklaruar dhe mё parё qё shteti shqiptar duhet tё kushtёzojё çdo marrёdhenie me Serbinё me njohjen e pavarёsisё sё Kosovёs. Ky apel  ka rёnё nё vesh tё shurdhёr, pasi diplomacia shqiptare e gjunjёzuar prej ministrave “kukulla”  jo vetёm qё nuk ёshtё shprehur kurrё pёr kёtё çёshtje, por fton dhe organizon me porosi tё shtetasit Sali Berisha vizita tё zyrtarёve tё lartё tё Serbisё.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen