ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK: Serbia po provokon shqiptarët dhe kërkon konflikt. BE të mos e përkëdhelë Serbinë

uck ne kavaje

TIRANE – Aleanca Kuq e Zi e konsideron si një provokim të Serbisë, arrestimin e dy policëve kosovarë në Merdarë.
Përfaqësues të Aleancës Kuq e Zi kërkuan hetim ndërkombëtar për ngjarjen, pasi sipas tyre veprimet e autoriteteve Serbe kanë për qëllim nxitjen e konflikteve me shqiptarët.

“Shteti shqiptar hesht për provokimin e radhës së Serbisë. Të lirohen menjëherë policët kosovarë.”- nënvizuan përfaqësuesit e AK-së. Sipas Aleancës Kuq e Zi, Bashkimi Europian duhet t’i japë fund “përkëdheljes ndaj Beogradit”.

Autoritetet e Serbisë arrestuan të premten dy pjesëtarë të policisë së Kosovës në zonën kufitare me Kosovën, pasi sipas tyre “ishin të armatosur dhe kjo përbën shkelje drastike të marrëveshjes ushtarako-teknike, të nënshkruar në Kumanovë, më 1999”.

Ky akt shkaktoi reagime të ashpra në Prishtinë nga ana e qeverisë së Kosovës, Presidentes së vendit Atifete Jahjaga, etj.

(er.nu/BalkanWeb)

Një ditë pas arrestimit të policëve kosovarë nga Ministria e Brendshme e Serbisë, ka reaguar Aleanca KuqeZi e cila e ka cilësuar këtë si një akt provokues i shqiptarëve. Në një deklaratë për mediat, AK ka kritikuar gjithashtu dhe mosreagimin e qeverisë shqiptare për këtë skandal.

“Serbia po provokon shqiptarët dhe kërkon konflikt. Shteti shqiptar hesht për provokimin e radhës të Serbisë. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të policëve dhe hetim ndërkombëtar”, – apeloi Aleanca Kuqezi. Gjithashtu ajo kërkoi nga Bashkimi Europian që t’i japë fund përkëdhelisë ndaj Beogradit zyrtar.

Reagimi i Aleancës KuqeZi erdhi pasi Policia e Serbisë dje në orën 10:30 në rajonin e Merdares ka arrestuar dy policë të Kosovës, siç ka deklaruar ministri serb i Punëve të brendshme, Ivica Daçiq, të armatosur me dy pushkë automatike, dy revole dhe aparaturë speciale për matjen e largësisë.

Alpenews

NJË KOMENT

Murre

02/04/2012

arrow

Kjo eshte e pabesushme, kjo eshte marri kjo asht, jo skam fjal. Se zotrit tan ne krye te qeveris mendojn vetem per vete e vet bajn praktit ne qeveri te pa shkoll e i kushton pupullit. o shqiptar te behemi bashk nje komb nje shtet e mos ta lajm armikun serb e grek te luaj me neve siq ban ter kohen me Sali e vllaun e tij Hashimin ne kryesi, si po duket kta du zotrit Sali e hashim i ngre serbia per hunde. Posht Sali Berisha Posht Hashim Thaqi. rrnoft Aleanca Kuqezi ,12 vjet pas lufte dhe ende asgje ne dor. Mari i qoft atyre qe e udhëheqin shtetin ne ket menyr, i mjer populli me keta kryeministra qe kemi. ne flasim per liri per punsime e drejtsi e kta zotrit flasin si i shtrojn ruget me asfalt !1!!!!!! ALEANCA KUQEZI JEMI 10 MILION SHQIPTAR ME JU. DUAM LIRI DHE BASHKIM SE SOD SKEM ASGJE???????

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen