ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK RRETHON HYRJEN E MINISTRISË SË JASHTME,MINISTRI I JASHTËM SERB DETYROHET TË HYJË NGA DERA E PASME .

Tiranë – Aleanca KuqeZi priti me protesta ministrin e Jashtëm të Serbisë Ivan Mrkiç para dhe gjatë takimit me homologun tij shqiptar Edmond Panariti. Aleanca KuqeZi shpalosi para derës kryesore të MPJ banderola që mbanin sloganet “Kosova është Shqipëri” dhe “O tradhtar, mos bëj Pazar” duke iu referuar shtetasit Sali Berisha, i cili do të takohet gjithashtu me Ivan Mrkiç.

Për më shumë se 60 minuta aktivistë të Aleancës KuqeZi protestuan me thirrje dhe bilbila me qëllim që takimi i dy ministrave të jashtëm të mos zhvillohej normalisht. Për të dytën ditë me radhë aktivistë të Aleancës KuqeZi kanë protestuar kundër vizitës së ministrit të Jashtëm të Serbisë në Shqipëri, i cili pas mbërritjes në aeroportin “Nënë Tereza” devijoi nga rruga kryesore e aeroportit, si dhe gjatë mbërritjes në Ministrinë e Jashtmë gjatë ditës së martë nuk përdori hyrjen kryesore por atë anësore duke shmangur përballjen me aktivistët e Aleancës KuqeZi.

Ndërkohë pranë Ministrisë së Jashtme shqiptare Sekretarja për Çështjet Kombёtare Znj.Margarita Kola ka deklaruar se AK po proteston përpara institucionit që supozohet të bëjё politikën e jashtme për ftesat zyrtare të këtij dikasteri për zyrtarë të lartë të Serbisë të cilët janë të lidhur në të kaluarën kriminale të Sllobodan Milosheviçit.

“Aleanca KuqeZi i kërkon qeverisë shqiptare që sot dhe gjithmonë të kushtëzojë marrëdhënien me Serbinë me njohjen e pavarësisë së Kosovës, të kushtëzojë marrëdhënien me Serbinë me ndalimin e dhunës në veri, të kushtëzojë marrëdhënien me Serbinë me respektimin e të drejtave themelore të shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, deklaroi Znj.Kola.

“Në emër të çdo shqiptari kudo që ndodhet Aleanca KuqeZi kërkon transparencë maksimale në lidhje me bisedimet që do të kryhen mes dy ministrave të jashtëm si një detyrim ligjor dhe moral i çdo qeverie, kryeministri dhe shtetari kundrejt kombit të tij, pa harruar asnjëherë se të gjithë shqiptarët janë një dhe Kosova është Shqipëri”, deklaroi Znj.Margarita Kola.

Aleanca KuqeZi ka deklaruar se do të vijojë të protestojë kundër çdo vizite të zyrtarëve të lartë serb të cilët janë të lidhur me gjenocidin ndaj motrave dhe vëllezërve shqiptarë në trojet etnike shqiptare.

NJË KOMENT

Albani

24/10/2012

arrow

Ju Lumte Aleanca Kuq e Zi! se ju dhe Levizja Vetevendosje! jeni shpetim i Kombit Shqiptar.
Rrnoft Aleanca Kuq e Zi!
Rrnoft Levizja Vetevendosje!
Rrnofshin Shqiptaret Patriot e Bujar,e poshte Tradhetaret e Kombit Shqiptar
Rrnoft Shqiperia Etnike.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen