ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK REAGON PËR SITUATËN E FURNIZIMIT ME UJË TË QYTETARËVE.

Aleanca KuqeZi dënon ashpër dhe me forcë përgjegjësit që kanë shkaktuar situatën e rënduar në furnizimin me ujë të qytetarëve në mbarë vendin. Aleanca KuqeZi dënon maksimalisht vendimin kolektiv që kompania “CEZ shpërndarje” ka ndërmarrë me ndërprerjen e energjisë për ujësjëllësit. Siguria kombëtare është në rrezik dhe përgjegjës për këtë situatë nuk është vetëm kompania “CEZ shpërndarje”, por edhe e qeverisë së shtetasit Sali Berisha. Qeveria e Sali Berishës ka dështuar në menaxhimin e kompanisë menjëherë pas procesit të privatizimit duke vërtetuar edhe njëherë që privatizimet e bujshme kryhen nga kjo qeveri vetëm me qëllimin e mbushjes se kasafortave të pushtetarëve të korruptuar. Sali Berisha u bë palë me kompanitë e dështuara, që në kohën kur reklamoheshin prej tij si kompani të suksesshme në të gjithë rajonin, ato ishin larguar me probleme madje dhe përjashtuar.

Aleanca KuqeZi bën thirrje mbarë qytetarëve shqiptarë që të mos fajësojnë vetëm kompaninë “CEZ shpërndarje” për këtë situatë pasi përgjegjësi për kaosin e krijuar ka edhe qeveria, Ministria e Ekonomisë, Financave dhe Enti Rregullator i Energjisë. AK deklaron publikisht dhe zotohet se do t’i japë fund privatizimeve Berishiane, të cilat në tërësi në thelbin e tyre kanë korrupsionin dhe vjedhjen.

Aleanca KuqeZi do të jetë në krye të protestave masive dhe në mbështetje të qytetarëve, të cilët do të ngrihen për të ndëshkuar premtimet e dështuara të Sali Berishës dhe kujtdo përgjegjësi që ka shkaktuar këtë situatë. Prej 22 vitesh shqiptarëve iu premtua furnizimi me ujë dhe energji dhe ndërkohë që vendi ynë është i vetmi në rajon që vuan pikërisht furnizimin me ujë dhe energji. Kjo situatë kërkon zgjidhje urgjente nga të gjithë faktorët që kanë përlyer duart me paratë e privatizimeve, në të kundërt mosbindja civile do të jetë udhërrëfyesi i protestave të Aleancës KuqeZi.

NJË KOMENT

lin lesaj

16/11/2012

arrow

Ne shqipri esht nje katastrof e vertet Berisha po e kthen vendin si ne vitin 97 ai nuk esht nje shqiptar por nje Serb i maskuar ai njeri buhet te dal para dretesis per damet qe i ka krijuar popullit SHQIPTAR

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen