ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK: Qeveria rrënoi arsimin e 7 Marsin. Abetare falas për të gjithë shqiptarët

AK: Berisha të mos i përdorë nxënësit për mitingje

AK: Berisha të mos i përdorë nxënësit për mitingjeTIRANË- Aleanca Kuq e Zi do të dhurojë 200 abetare për nxënësit e shkollave fillore të Maqedonisë me rastin e 7 Marsit.

Aleanca Kuq e Zi ka bërë thirrje që qeveria shqiptare të shpërndajë abetare në të gjitha trevat e Shqipërisë, duke theksuar se në 2013 kjo aleancë do të përgatisë një strategji të re për arsimin në vend.

Në 125 vjetorin e hapjes së shkollës së parë shqipe, Aleanca Kuq e Zi nuk i ka kursyer akuzat ndaj kryeministrit Berisha, që sipas kësaj aleance përdor nxënësit e shkollave në mitingje.

Aleanca Kuq e Zi, nëpërmjet një mesazhi për mediat u ka uruar festën të gjithë mësuesve të vendit. Duke vlerësuar se gjuha shqipe është më e bukura në Europë, Aleanca Kuq e Zi falenderon mësuesit e gjuhës shqipe për punën e vyer që bëjnë.
(el.me/BalkanWeb)

_______________________________

Në ditën e dijes, Aleanca Kuq e Zi kritikon kryeministrin Berisha, duke u shprehur se i përdor nxënësit e shkollave për mitingje. Në 125-vjetorin e hapjes së shkollës së parë shqipe, AK shprehet se do të përgatisë një strategji të re për arsimin në vend brenda vitit 2013.

Përmes një mesazhi për mediat, AK ka uruar të gjithë mësuesit duke i falenderuar për punën e vyer që bëjnë, në veçanti për ruajtjen e gjuhës shqipe.

“Gjuha shqipe është gjuha më e bukur në Europë”, shprehet AK në deklaratë, ndërsa bën të ditur se do të dhurojë 200 abetare për nxënësit e shkollave fillore të Maqedonisë.   / G.N.

Shekulli

___________________________________-

TIRANE – Aleanca Kuq e Zi ka deklaruar në ditën e 7 Marsit, festës së mësuesve, se “Qeveria rrënoi arsimin shqiptar”. Përmes një deklarate për mediat, ajo i kërkoi Qeverisë “të shpërndajë falas abetaret për Shqipërinë dhe trevat shqiptare”. Në këto të fundit ajo ka kërkuar që abetaret të mbajnë simbolet kombëtare dhe ka dhuruar 200 prej tyre për shqiptarët e Maqedonisë.

“Shqipja është gjuha më e bukur europiane – lexohet më tej në deklaratën e Aleancës Kuq e Zi – Faleminderit mësuesve të gjuhës shqipe.”

AK ka kërkuar që në 2013 tekstet shkollore të jenë falas për nxënësit dhe që të krijohet “një strategji kombëtare për arsimin”.

Duke akuzuar ekzekutivin se “përdhosi 7 marsin”, Aleanca i kërkoi Kryeministrit Sali Berisha që të “mos i përdorë nxënësit për mitingje”.

(im/shqiptarja.com)

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen