ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK PROTESTË NË DYERT E KOMISIONIT EUROPIAN: BE T’I VENDOSË KUSHT BERISHËS LARGIMIN E TIJ NGA PUSHTETI

Photo: DUKE NDODHUR TANI: Aktiviste te Aleances KuqeZi dega Bruksel protestojne para dyerve te Parlamentit Europian. Bruksel,AK: Protesta e kerkuar nga komuniteti shqiptare ne Belgjike. Bruksel,AK:BE te kushtezoje Berishen te largohet, ai shkaktari i rrenimit te Shqiperise.Bruksel – Aleanca KuqeZi ka protestuar sot në dyert e Komisionit Evropian në orët e para të mëngjesit kur të gjithë drejtuesit e këtij komisioni ishin duke filluar ditën e punës. Me parulla “KUSHT I BE, BERISHA LARGOHU” ata kanë brohoritur për minuta të tëra kundër regjimit politik të Sali Berishës. Të veshur me uniforma kuqezi dhjetra aktivistë të Aleancës KuqeZi kërkuan që procesi i integrimit në BE të kushtëzohet me largimin e diktatorit të fundit në Evropë dhe izolimin diplomatik të shtetasit Berisha.

Ndër të tjera kreu i Aleancës Kuq e Zi për Brukselin Bajram Koboci deklaroi se protesta në Bruksel u organizua me kërkesë të komunitetit shqiptar në Belgjikë tek i cili gjendja mjerane në të cilën ndodhet Shqipëria është e pakuptueshme dhe e pakaperdishme.

“Aleanca Kuq e Zi është këtu sot për të protestuar për shkak të gjendjes në të cilën ndodhet Shqipëria nën drejtimin e shtetasit Sali Berisha, i cili përmes votave të vjedhura ka marrë pushtetin dhe qeverinë. Aleanca KuqeZi përshëndet vendimin e Këshillit të Evropës për të shqyrtuar marrjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. e cila ka mbetur e fundit në rajonin e Ballkanit perëndimor në rrugën drejtë BE pikërisht nga drejtimi i qeverisë më të korruptuar në rajon dhe më gjerë”, deklaroi Z.Bajram Koboci.

Më tej përfaqësuesi i Aleancës KuqeZi për Belgjikën Bajram Koboci u ndal tek problemet jetësore të shoqërisë shqiptare dhe vetë Shqipërisë në këtë 100 vjetor të pavarësisë.

Niveli i brishtë i demokracisë, militantizmi në administratën publike, niveli i lartë i korrupsionit, aferat mafioze të privatizimeve dhe koncensioneve në Shqipëri nuk duhet të kalojnë pa u shqyrtuar nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Evropës. Aleanca KuqeZi nuk kërkon në asnjë moment dhe për asnjë arsye ndërprerjen e rrugës së integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, por kërkon nga Brukseli që të penalizojë shtetasin Sali Berisha, që për 22 vjet ka treguar se është  aftё politikisht dhe administralisht të rrënojë vendin tone”, vijoi Koboci.

Në deklaratën e dhënë në dyert e Komisionit Evropian përfaqësuesit e Aleancës KuqeZi i kërkuan Komisionit Evropian që kushti i BE për integrimin e Shqipërisë në këtë familje të zhvilluar të jetë largimi i këtij shtetasi që Shqipërinë nuk e do për shqiptarët por për interesat e tij klienteliste dhe të oborrtarëve të tij që kanë veshur jelekun e të fortëve të pushtetit.

“Ka ardhur koha për ndëshkimin e kësaj kaste mafioze që drejton Shqipërinë jo me vullnetin e shqiptarëve dhe Bashkimi Evropian do të jetë dëshmitar i forcës së ndryshimit që shqiptarët kërkojnë në zgjedhjet e vitit 2013. Apeli kryesor i Aleancës KuqeZi për Parlamentin Evropian është sigurimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri në vitin 2013, pasi koha ka treguar që shtetasi Sali Berisha ka grabitur dhe gllabëruar vullnetin e qytetarëve të lirë shqiptarё”, deklaroi kryetari i Aleancës KuqeZi pёr Brukselin Bajram Koboci.

NJË KOMENT

Norihiro

11/12/2012

arrow

Per Kosoven nuk ka raport veamcs, por ne kuader te Serbise. WHO eshte pjese e OKB-se, dhe pasiqe KS nuk eshte anetare normal qe nuk duhet te jete ne kete studim.Konsumimi i alkoolit duhet studiuar nga aspekti demografik, por ne rastin e shqiptareve/kosovareve varet vetem nga elementi gjeografik dhe jo i religjionit.Jemi Evrope e marrte mortja 😛 (Kjo e fundit ishte ironi)

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen