ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK protestë kundër Spiro Kserës me akuza për tradhti.

Tiranë – Aleanca KuqeZi ka dalë sot në një protestë përpara Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale për të kërkuar dënimin e ministrit Spiro Ksera për tradhti kombëtare. Deklarata për mediat u dha nga Sekretari i Rinisë KuqeZi Z.Adriatik Lapaj.

“Aleanca KuqeZi është sot këtu për të protestuar kundër sjelljes antikombëtare të ministrit të Punës Spiro Ksera, i cili është takuar me deputetët e “Agimit të Artë”, të cilëve u ka deklaruar se po punon për ndarjen e Shqipërisë dhe realizimin  e të ashtuquajturit “Vorioepir”.

Kjo është qeveria e shtetasit Sali Berisha e përbërë nga tre ministra grekë dhe 13 filo-grekë, të cilët ditë pas ditë po provojnë se punojnë kundër interesave të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Njëri shiti detin, tjetri kombësitë dhe tani faktet dhe tradhtitë flasin për punën që po bëhet nga ministrat e qeverisë për ndarjen e Shqipërisë. Ky ministër është turp kombëtar mbi të gjitha në këtë 100 vjetor të pavarësisë së Shqipërisë.

Aleanca KuqeZi dënon ashpër dhe me forcë këto akte të tradhtarëve që janë mandatuar nga Sali Berisha për të qeverisur shqiptarët. Kjo qeveri nuk është e shqiptarëve, sepse ajo nuk gëzon më mbështetjen e popullit dhe po mbahet në këmbë prej aferave tradhtare dhe antikombëtare të shtetasit Sali Berisha, i cili nuk rresht së turpëruari kombin shqiptar.

Aleanca KuqeZi ka një mesazh dhe për ata pseudo-patriotë që janë në koalicion me shtetasin Sali Berisha. Ata që shitën çështjen kombëtare për tre poste drejtorësh të mos dalin me flamuj kombëtarë, sepse e turpërojnë atë por të marrin vendime burrërore dhe të refuzojnë të jenë në koalicion me këtë qeveri tradhtare.

Aleanca KuqeZi i premton mbarë kombit shqiptar se fundi i tradhtarëve po afron dhe një qeverisje kuqezi do të rikthejë dinjitetin e cënuar nga kjo qeveri, do të lartësojë identitetin kombëtar dhe do të luftojë për realizimin e aspiratës shekullore të shqiptarëve për bashkim kombëtar. Për Aleancën KuqeZi trojet etnike të grabitura pabesisht nuk do të falen asnjëherë për asnjë çmim.

Ndaj ne sot jemi këtu për të protestuar në këtë mënyrë në prag të 100 vjetorit të Pavarësisë. Ne do të veshim kuqezi oborrin e çdo pushtetari të shitur tek qarqet antikombëtare dhe antishqiptare”, deklaroi Z. Lapaj

Rroftë Shqipëria! – tha ai në mbylljen e fjalës së tij.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen