ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK: PROKURORIA E MAJAMIT NË SHBA HAP HETIMET PËR TRAFIKUN E ARMËVE TË IMAMIT.

Tiranё – Aleanca KuqeZi ka dhёnё sot nje deklaratё pёr shtyp për të përshëndetur një vendim të Ndihmës Prokurores shtetërore të Majamit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Znj.Eloisa D. Fernandez, e cila ka hapur hetimet kundёr kompanive Montenegro Defence Industry, MEIKO nga Shqipёria dhe Sentri Arms INC.

Hetimi i çelur nga Znj.Eloisa D. Fernandez lidhet me shkeljen e embargos së tregtisë së armëve të prodhuara në Kinë, të cilat sipas një vendimi të qeverisë Amerikane të vitit 1989, armët e prodhuara në Kina, nuk mund të rishiten nga kompani tё vendeve të tjera drejt vendeve që kërkojnë t’i blejnë ato.

“Aleanca KuqeZi prej dy muajsh ka publikuar dosjen e aferave korruptive të ministrit të mbrojtjes Arben Imami dhe ka kërkuar që ky shtetas të ulet në bankën e të akuzuarit nga Prokuroria Shqiptare. Kjo gjë nuk ka ndodhur dhe duket se tanimë është momenti i duhur që Prokuroria Shqiptare të ndalojë Arben Imamin, në mënyrë që t’i lehtesojë punën Ndihmës Prokurores së shtetit të Majamit në SHBA për të zbardhur skandalet ndërkombëtare të ministrit të mbrojtjes.

Është paradoksale që për një skandal kaq të madh hetimi të nisë fillimisht nga Prokuroria e një shteti të huaj dhe jo nga prokuroria shqiptare.

Në dokumentacionin e siguruar nga Aleanca KuqeZi, i cili është përpiluar nga Ndihmës Prokurorja e Shtetit të Majamit në SHBA Fernandez është pasqyruar qartazi itinerari i tregtimit të armëve të prodhuara në Kinë, kalojnë në Shqipëri, eksportohen në Malin e Zi, prej këndej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me destinacion përfundimtar Meksikën. Saktësisht bëhet fjalë për 30 mijë pushkë të prodhimit kinez të markës “MODEL 53”.

Në këtë dokumentacion të siguruar nga Alenca KuqeZi janë të publikuara disa fakte që lidhen pikërisht me skandalin e tregtimit të armëve. Ndër të tjera mund të përmendim se këto armë janë eksportuar përmes portit të Barit ose Tivarit të Malit të Zi në pjesën e dytë të vitit 2011 dhe janë shoqëruar me çertifikatën ndërkombëtare për import nga Mali I Zi, çertifikatë e lëshuar nga Ministria e Ekonomisë së Malit të Zi dhe e nënshkruar nga Vladimir Kavariç, ministër dhe funksionar i partisë DPS e Milo Gjukanoviç.

Numri i çertifikatës është 1011-012/2011.

Si ekportues në këtë çertifikatë përmendet firma shqiptare “Meiko” dhe importues është “Montenegro Defence Industry” ndërkohë që shftytëzuesi fundor është kompania “Sentri Arms INC”.

Ajo që vlen të citohet nga dokumenti i Ndihmës Prokurorës shtetëtore të shtetit të Majamit Eloisa D. Fernandez është modeli i armëve që eksportohen nga MEIKO dhe importohen nga “Montenegro Defense Industry”, armë të prodhuara në Kinë prej vitit 1953 deri në vitin 1957, gjë që është e vërtetuar edhe në letër-çertifikatën eksportuese të cilën Meiko e ka marrë në dorëzim.

Aleanca KuqeZi denoncon aferat e tregtive të armëve të Ministrisë së Mbrojtjes shqiptare e cila është e përfshirë në disa afera të tilla duke shkelur embargon e vendosur nga SHBA kundrejt armatimit kinez.

Aleanca KuqeZi përshëndet vendimin e Ndihmës Prokurores së shtetit të Majamit në SHBA për hetimin e tregtisë së armëve nga shteti shqiptar me vendet e tjera dhe i uron asaj zbardhjen deri në fund të përgjegjësve të skandaleve të tilla aspak të denja për vendet anëtare të NATO-s”, deklaroi Sekretari pёr Mbrojtjen dhe Sigurinё Kombёtare Z. Edmir Dymleku.

NJË KOMENT

qani hyska

09/11/2012

arrow

une ju pergezoj dhe ju uroj te vazhdoni keshtu!jam kuqezi dhe do vdese i tille ne qofte se do ju permbaheni asaj qe do jeni gjithmone ne interese te kombit shqiptare !ka ardhur momenti qe shqiperia te pastrohet nga ferrat qe i kane zene frymen !ka ardhur momenti qe trojet shqiptare te behen bashke ,dhe shqiptaret ta duan njeri tjetrin pa dallim feje e krahine !vetem atehere do jemi nje komb i forte dhe i perparuar ! vota ime do jete per ju gjaku im per kombin shqiptar !

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen