ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK PREZANTON NISMËN E SAJ MË TË FUNDIT NË MBROJTJE TË IDENTITETI KOMBËTAR: KRENARË PËR EMRA SHQIPTARË

Tiranё – Aleanca Kuq e Zi ka inauguruar paraditen e ditës së Shtunë, pranë maternitetit “Koço Gliozheni” nismën e saj më të fundit në mbrojtje të identitetit kombëtar. “Krenarё për emra shqiptarё” është këndi në hyrje të maternitetit “Koço Gliozheni”, me të cilin Alenaca Kuq e Zi synon ruajtjen e identetit kombëtar, i cili kohët e fundit tek emrat e fëmijëve është cënuar nga importimi i emrave të huaj. Kryetari i Aleancës Kuq e Zi Z.Kreshnik Spahiu pasi ka falenderuar Drejtoreshën e Maternitetit “Koço Gliozheni” Znj.Rubena Mosiu për mundësimin e kësaj nisme, e cila është risi në insitucionet publike shqiptare deklaroi:

– Sot ne përurojmë këndin e emrave shqiptarё në maternitetin “Koço Gliozheni” me shpresën dhe dëshirën që prindërit e fëmijëve t’i referohen historisë së kombit shqiptar duke i trashëguar pasardhësve të tyre historinë e kombit tonë. Fëmijët shqiptarë duhet të mbajnë emra shqiptarë, ata duhet të kenë kuptim, pasi emri është elementi i identiteti personal, por edhe atij kombëtar. Duhet të marrë fund huazimi i emrave të huaj të importuar nga telenovelat turke apo greke, identiteti kombëtar është elementi, i cili mbart me vete pëshen historike të cilitdo prej nesh. Duhet të ndërgjegjësohemi për t’i trashëguar fëmijëve dhe brezave të ardhshëm emra për të cilët duhet të krenohen dhe tregojnë me po aq krenari identitetin kombëtar.

Me këtë rast Kryetari i Aleancës Kuq e Zi ka vizituar një nënë, e cila sapo kishte lindur vajzën e saj të dytë të cilës kishte zgjedhur t’i vendoste emrin Theranda, emrin e njё krahine që shtrihet  në pjesën verilindore të Prizrenit, përkatësisht në Rrafshin e Dukagjinit.

2 KOMENTE

tironci

14/02/2013

arrow

ju lumte per iniciativen,se vetem ne shqiptaret vendosim emra qe nuk u dihet identiteti.ka lezet emri drini,desart,arber,alban,dardan,enkelejd,taulant,ilir.agron bardhyl ,etj

drini

15/02/2013

arrow

kreshnik je 1-sh jepi gaz

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen