ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK: Pezullimi i policëve, sinjali i Berishës për fushatën. Sot del me dy jelekë anti-plumb

536262_4081892417929_1297928585_n

TIRANË – Aleanca KuqeZi ka denoncuar vendimin për të pezulluar dhjetëra efektivë policie pasi dy të përndjekur politikë arritën të hedhin qese me miell mbi makinën e kryeministrit Sali Berisha.

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në AK, Rezar Balla tha se një veprim i tillë ndodh në një kohë kur vendin e ka pushtuar krimi.

“Sot më shumë se kurrë shqiptarët janë dëshmitarë të nivelit të brishtë të demokracisë së vendit tyre. Dy titullarë të lartë dhe dhjetëra efektivë policie të Komisariatit numër 1 në kryeqytet po përballen me pezullim nga detyra për shkak se ditën e enjte nuk parandaluan një krim grotesk, goditjen e makinës së shtetasit Sali Berisha me dy qese mielli. Qeveria dhe veglat e saj në të gjithë strukturat e shtetit shfrytëzuan në mënyrë tinzare fundjavën për të konsumuar përsëri dhe për të disatën herë aktin e turpit te radhës, pezullimin e 2 titullarëve në polici dhe dhjetëra efektivëve blu,” tha Balla.

“Përgjatë tre muajve te verës u vranë, aksidentuan me vdekje, u grabitën e plaçkitën me qindra qytetarë të këtij vendi në të gjithë territorin, aq sa bilanci i ngjante një muaji të përgjakshëm në konfliktin sirian, por asnjë titullar policie nuk u shkarkua apo pezullua nga detyra për këtë situatë. Me sa duket shtetasi Sali Berisha është ndjerë i kërcënuar nga qeset e miellit të hedhura drejt personit të tij nga ish të përndjekurit politik, të cilët janë në kërkim të të drejtave të tyre, që Sali Berisha ne krye të kësaj qeverie vazhdon akoma dhe sot e kësaj dite t’ua mohoje duke ndjekur me ekzaktësi vijën politike të partisë, të cilës ai me të vërtetë i përket”.

Sipas Ballës, Berisha po jep një sinjal ndaj policisë në prag të fushatës zgjedhore. Balla tha se Berisha tani ka nisur të dalë me dy jelekë anti-plumb.

“Shtetasi Sali Berisha dhe vartësit e tij me pezullimin e efektivave të policisë ka dërguar një mesazh të fortë dhe të qartë në radhët e policisë në prag të fushatës elektorale dhe zgjedhjeve parlamentare, duke i paralajmëruar ata se policia do të luajë rolin që i cakton ai vetë dhe jo ligjet në fuqi.

Sot e pamë kryeministrin e Shqipërisë dhe jo të shqiptarëve të veshur me dy jelekë anti-plumb dhe kjo është prova e qartë që ai e ka kuptuar se shqiptarët nuk e duan. Zoti kryeministër ti ke vetëm një zgjidhje, largohu një orë e më parë nga kryeministër përndryshe populli do të të zërë çdo mëngjes do të të zërë me domate nëpër rrugë,” tha Balla.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen