ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK PËRSHËNDET VIZITËN E SEKRETARES AMERIKANE TË SHTETIT ZNJ.HILLARY CLINTON.

Tiranë – Aleanca KuqeZi përshëndet vizitën e Sekretares Amerikane të Shtetit Hillary Clinton dhe e cilëson vizitën e diplomates së lartë amerikane historike ashtu sikundër dhe mesazhet e saj për kombin shqiptar dhe politiken e vendit. Vizita e Znj.Clinton në vendin dhe popullin më pro amerikan është një tregues i vazhdimësisë dhe forcimit të bashkëpunimit me SHBA. Mesazhet e Hillary Clinton ishin dhe janë jetike për të ardhmen e vendit tonë. Për Aleancën KuqeZi zgjedhjet e ardhshme dhe lufta kundër korrupsionit janë dy nga problemet më kryesore e mbi të gjitha për të ardhmen e Shqipërisë.

Aleanca KuqeZi deklaron se pa zgjedhje të lira në vitin 2013 dhe luftë pa kompromis për korrupsionin në të gjithë shkallët e tij, e ardhmja e vendit do të jetë e zymtë dhe aspak në favor të zhvillimit të demokracisë dhe konsolidimit të të drejtave themelore të njeriut.

Aleanca KuqeZi deklaron se gjatë gjithë kësaj periudhe pikërisht këto dy çështje themeltare kanë qenë në objektivin e kritikave dhe akuzave për klasën politike shqiptare.

Aleanca KuqeZi kërkon që mesazhet e Sekretares Amerikane të Shtetit Znj.Hillary Clinton duhet të përkthehen në konsolidim të demokracisë dhe të mos përdoren politikisht nga krerët e institucioneve kushtetuese në vendin tonë. Aleanca KuqeZi nuk heziton të falenderojë familjen Klinton për ndihmesën historikë për rrugën e pavarësisë së Kosovës./A.L/

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen