ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK për refuzimin e marrjes së statusit: Dhuratë e sulltanëve të politikës për 100-vjetorin e pavarësisë

Aleanca Kuq e Zi akuza qeverisë për integrimin

 

http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=t_XKcDQddWY

Aleanca Kuq e Zi deklaron se qeveria po pengon projektin europian të shqiptarëve, duke e lënë vendin gjithnjë e më larg Bashkimit Evropian.

“Eshtë skandal për qeverinë që Serbia merr statusin dhe Shqipërisë i refuzohet për herë të tretë”, thuhet në reagimin e Aleancës.

Aleanca thekson se projekti europian i shqiptarëve kërkon unifikim, ndërkohë që lidershipi politik në vend prodhon vetëm përçarje.

“Politika grindet për përgjegjësinë e refuzimit, ndërsa shqiptarët paguajnë kostot. Refuzimi i statusit kandidat për në BE është dhuratë e politikës për 100-vjetorin e Pavarësisë”, thuhet në reagimin e Aleancës.

Top Channel

______________________________

Në një deklaratë të dhënë sot për shtyp, përfaqësuesi i Aleancës Kuq e Zi, avokat Julian Kola, në emër të aleancës, ka reaguar ashpër ndaj qeverisë shqiptare e cila po pengon projektin e europianizimit dhe integrimit të shqiptarëve në Bashkimin Europian. “20 vjet më parë Shqipëria aspiroi Bashkimin Europian ndërkohë që në të njëjtin vit Serbia, Sllovenia, Kroacia dhe gjithë republikat ish-jugosllave u përfshinë në luftëra disavjeçare duke mbetur shumë mbrapa në proceset integruese. Serbia u përfshi në katër luftëra, Sllovenia ishte në luftë deri në vitin 1992 por sot është anëtare e Bashkimit Europian. Krocia gjithashtu ishte në luftë deri në vitin 1995, dhe jo vetëm që ka përfituar statusin e vendit kandidat por vitin tjetër pritet të bëhet anëtare me të drejta të plota në BE. Maqedonia  ndonëse u përfshi në disa konflikte dhe luftra dhe problemeve te saj me emrin, ka që nga viti 2005 statusin e vendit kandidat BE. Mali i Zi tashmë e ka përfituar prej vitit 2010”, thuhet në deklaratën e AK-së. më tej, përfaqësuesi i Aleancës Kuq e Zi, thekson se dhe pse Shqipëria nuk kishte të njejtat konflikte si vendet e tjera të Ballkanit, mbetet ende në fund dhe nuk e merr statusin e vendiot kandidat për në BE. “Shqipëria nuk qe pjesë e asnjë lufte, genocidi, përplasje etnike dhe ende është në fund. Dhe pikërisht kur projekti europianizimit kërkon unifikim dhe bashkim, lidershipi politik shqiptarë grindet për ndarjen e përgjegjësisë dhe fajit për gjendjen e vendit. Aleanca Kuq e Zi denoncon me forcë se ky është rasti klasik ku interesat personale dhe klanore vihen mbi interesat e vendit. Kjo është dhurata që sulltanët e politikës 22-vjeçare i japin vendit në 100 vjetorin e pavarësisë. Refuzimi për tre vite me radhë i statusit të kandidatit është i paprecedentë dhe përgjegjëse për këtë është politika dhe qeveria shqiptare. E tërë klasa politike por mbi të gjitha Sali Berisha duhet t’i kërkojë falje 10 milionë shqiptarëve që i ka lënë të fundit në rrugën drejtë Bashkimit Europian, ndonëse erdhi në jetën politike nën premtimit “do ta bëjmë Shqipërinë si e gjithë Europa”. Ne kemi një qeveri e cila flet vetëm për perëndimin por sjellja e saj është tipike e një vendi lindor. Serbia nisi luftën 10-vjeçare me Sllovenin dhe e përfundoi në Kosovë dhe tani është një hap përpara Shqipërisë në procesin e anëtarësimit. Statusin e kandidatit të BE e mori pra Serbia e cila u bombardua nga NATO dhe nuk e mori Shqipëria e cila është anëtare me të drejta të plota në NATO” përfundon deklarata e AK.

SOT

__________________________________

Aleanca Kuq e Zi akuza qeverisë për integriminTIRANË- Aleanca Kuq e Zi ka akuzuar sot qeverinë se po vë interesat personale dhe klanore mbi interesat e vendit. Aleanca Kuq e Zi thekson se mos marrja e statusit kandidat është dhurata që politika i jep vendit në 100 vjetorin e pavarësisë.

“Aleanca Kuq e Zi denoncon me forcë se ky është rasti klasik, ku interesat personale dhe klanore vihen mbi interesat e vendit. Kjo është dhurata, që sulltanët e politikës 22 vjecare i japin vendit në 100 vjetorin e pavarësisë. Refuzimi për tre vite me radhë i statusit të kandidatit është i paprecedentë dhe përgjegjëse për këtë është politika dhe qeveria shqiptare. E gjithë klasa politike dhe mbi të gjtiha Sali Berisha duhet ti kërkojë falje 10 milion shqiptarëve, që e kanë lënë Shqipërinë në fund, në rrugën drejt BE-së, ndonëse erdhi në jetën politike me premtimin se do e bëjë Shqipërinë si e gjithë Europa”,- deklaron Aleanca Kuq e Zi.
(NEWS24/BalkanWeb)

______________________________________________

 

Aleanca Kuq e Zi ka reaguar sot për vendimin e Brukselit për të mos i dhënë ende statusin kandidat Shqipërisë. Drejtuesit e Aleancës thanë se lidershipi politik në vend prodhon vetëm përçarje. Sipas tyre,  me këtë klasë politike sot jemi më larg evropës. AK thotë se politika grindet për përgjegjësinë e refuzimit ndërsa shqiptarët paguajnë kostot. Drejtuesit e Aleancës Kuq e Zi vlerësojnë se refuzimi i statusit është dhuratë e politikës për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

“Qeveria po pengon projektin europian të shqiptarëve. Është skandal për qeverinë, qëSerbiamerr statusin e Shqipëria tre herë refuzohet. Serbia kreu shumë luftra dhe shumë krime, por sot është në BE. Shqipëria nuk ka kryer asnjë luftë e asnjë krim etnik, por sot është më larg se kurrë BE-së. Projekti europian i shqiptarëve kërkon unifikim. Lidershipi politik në vend prodhon vetëm përçarje. Politika grindet për përgjegjësinë e refuzimit, ndërsa shqiptarët paguajnë kostot.Popërdoret pushteti për interesa personale në kurriz të shqiptarëve. Refuzimi i statusit është dhurata e politikës për 100 vjetorin e pavarësisë. Sali Berisha duhet t’i kërkojë falje publike 10 milion shqiptarëve për izolimin. Shqipëria dhe shqiptarët janë të fundit në rrugën drejt BE-së. Qeveria flet për perëndimin, por sillet si lindore.Serbiau bombardua nga NATO, por sot ka statusin e BE. Shqipëria është anëtare e NATO-së ndërkohë, por sot nuk merr dot statusin e BE-së. Klasa politike aktuale është turp kombëtar”, thuhet në një deklaratë të Aleancës Kuq e Zi.

Tema

3 KOMENTE

agim

04/03/2012

arrow

Besoj se te gjithe Shqipetaret qe ne zemer kan ATEDHEUN e tyre, do te jen zhgenjyer me te degjuar ket lajm.Fatkeqesisht dite e me shum ne po demtohemi nga sulltanet tan qe jan verbuar nga pushteti dhe intereset e tyre te lidhura vetem e vetem ne intereset personale.Ata kan vene veten mbi Shqiperin,ata bejn pazare me popullin dhe interesat kombetare.Mirpo,ata nuk do te ken kohe as per pendes para popullit tone te shum vuajtur nga varferia dhe poshterimi.Po vie dita qe ata te dalin para AK- e zi dhe don Zoti qe KRESHNIKET dite e me shum po rriten ne numer,po perkrahen me te madhe nga masa qe do ti godas rend ata.

Altin

04/03/2012

arrow

Zedhenesit te lexojne me mire librat e historise: lufta ne Slloveni zgjati rreth 10 dite ne veren 1991 e as nuk e preku fare 1992-shin.
Gjithsesi, turp per Shqiperine te parakalohet nga Serbia.

Lisi

04/03/2012

arrow

Nuk duhet te çuditemi me te thenat e bemat e Saliut e parardhesve te tij ,ashtu siç ne 87
shqiperia mori çmim per ushqim me te mire ne bote nga OKB (kur ishte kriza me e madhe ekonomike) ashtu edhe sala mendon se ne jemi ne europe.
QE 22 vjet qe e kane shite shqiperine,si mund te hyje shqiperia ne europe?
O shqipetare,duhet te permbysim diktaturen ,injorancen ,poshteresite ,mund te shesin çdo gje,por
zemrat tona dhe flamurin kurre.Prandaj duhet ti permbysim edhe me dhune po te jete nevoja.
RROFTE SHQIPERIA ETNIKE.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen