ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK: PD-PS po çojnë Shqipërinë në humnerë. Një qeveri teknike të përgatisë zgjedhjet

AK_Durres

Aleanca Kuq e Zi lajmëroi për anëtarësimin e disa qindra qytetarëve të Librazhdit në radhët e lëvizjes, gjatë një aktiviteti të zhvilluar të dielën në qytetin e Shqipërisë së Mesme.

Ndërkohë, përpara simpatizantëve të lëvizjes, drejtuesit e Aleancës Kuq e Zi lëshuan akuza të ashpra ndaj të dy forcave më të mëdha politike në vend, të konsideruara si përgjegjëse për “humnerën ku po e drejtojnë vendin”.

Një çështje e rëndësishme për Aleancën Kuq e Zi ishte edhe reforma e ngecur zgjedhore. “Vonesat në procesin e reformës zgjedhore janë të pajustifikuara. PS dhe PD po e çojnë vendin në humnerë dhe po përpiqen të ruajnë monopolin e tyre mbi politikën shqiptare. Qeveria nuk është e interesuar që të kryejë një reformë të mirëfilltë, sepse shpresa e tyre e vetme për të qëndruar në qeveri është manipulimi”, deklaroi AKZ, që kërkoi shkuarjen në zgjedhjet e 2013-s me një qeveri teknike të përbërë nga ekspertë.

Nga Librazhdi, AKZ, e cila ofroi ekspertët e saj për kryerjen e reformës zgjedhore, akuzoi mazhorancën edhe si mashtrues të emigrantëve, të cilëve u është premtuar më parë njohja e votës së tyre.

Aleanca kritikoi edhe sistemin aktual proporcional, duke vlerësuar se listat e deputetëve që zgjidhen nga kryetari i partisë kanë vendosur në Kuvend radhë servilash që janë të preferuarit e liderave të tyre, ndërsa kërkoi që edhe përzgjedhja e listës së deputetëve të bëhet nëpërmjet votës popullore.

Top Channel

_____________________________

LIBRAZHD- Gjatë një aktiviteti në qytetin e Librazhdit, Aleanca Kuq e Zi deklaron se ka anëtarësuar qindra qytetarë.

AK ka lëshuar kritika kundër PD-PS për reformën zgjedhore, duke deklaruar se këto dy forca politike “po e cojnë vendin drejt humnerës”.

Qeveria është e paaftë të organizojë zgjedhje të, në zgjedhje duhet të shkohet me qeveri teknike. Kjo qeveri shpreson se mund të fitojë zgjedhjet duke I manipuluar ato”, thuhet nga AK.

Kjo lëvizje akuzoi më tej PD dhe PS se ka manipuluar emigrantët.

“Të njihet vota e emigrantëve, PS dhe PD i manipuluan. Deputetët t’i zgjedhë populli jo kryetari i parties”, theksohet në deklaratën e AK.
(ma.ar/BalkanWeb)

_______________________________

Aleanca Kuq e Zi propozon krijimin e një qeverie teknike me përfaqësi ekspertesh para zgjedhjeve te përgjithshme. Këtë kërkesë kreu i AK, Kreshnik Spahiu, e argumentoi si paaftësi te qeverise për te garantuar zgjedhje te lira dhe te ndershme. Ndërsa deputetet, sipas Kreshnik Spahiut, duhet te zgjidhen nga populli dhe jo nga kryetaret e partive. Nga qyteti i Librazhdit, ku shtoi radhët e anëtarësisë, Spahiu akuzoi Partine Demokratike dhe atë socialiste për zvarritje te reformës zgjedhore. Duke u shprehur i gatshëm për te ofruar eksperte për reformën zgjedhore, Kreshnik Spahiu këmbëngul për një sistem proporcional kombëtar. Aleanca Kuq e Zi ka përsëritur kërkesën për njohjen e votës se emigranteve dhe numërimin elektronik si standard te ri te zgjedhjeve te 2013.

Tema

_______________________________

TIRANË – Aleanca Kuq e Zi zhvilloi sot një takim në qytetin e Librazhdit me simpatizantë dhe mbështetës të saj. Drejtuesit e Aleancës Kuq e Zi lëshuan kritika kundër dy partive të mëdha Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Aleanca Kuq e Zi deklaron se këto dy forca politike “po e çojnë vendin drejt humnerës”.
AK insistoi se qeveria është e paaftë të organizojë zgjedhje të, në zgjedhje duhet të shkohet me qeveri teknike.
“Kjo qeveri shpreson se mund të fitojë zgjedhjet duke i manipuluar ato”, insistuan funksionarët e Aleancës Kuq e Zi.
AK tha se PD dhe PS se ka manipuluar emigrantët. “Të njihet vota e emigrantëve, PS dhe PD i manipuluan. Deputetët t’i zgjedhë populli jo kryetari i partisë”, thotë AK.

(aq/shqiptarja.com)

________________________________

Aleanca Kuq e Zi ka zhvilluar sot një aktivitet në Librazhd, nga ku përfaqësuesit e saj kanë akuzuar dy partitë më të mëdha në vend  se po e çojnë vendin drejt humnerës.

AK ka kritikuar PD dhe PS për reformën zgjedhore, ndërsa ka shtuar se qeveria nuk është në gjendje të organizojë zgjedhje.

“PD e PS po e çojnë vendin drejt humnerës. Qeveria është e paaftë të organizojë zgjedhje të lira, në zgjedhje duhet të shkohet me qeveri teknike. Kjo qeveri shpreson se mund të fitojë zgjedhjet duke i manipuluar ato.

Të njihet vota e emigrantëve, PS dhe PD i manipuluan.

Deputetët t’i zgjedhë populli, jo kryetari i partisë”,  theksuan përfaqësues të AK gjatë ceremonisë së anëtarësimit të qindra qytetarëve në këtë lëvizje.  / G.N.

Shekulli

________________________________

Kreshnik Spahiu

LIBRAZHD- Aleanca Kuq e Zi ka vazhduar aktivitet e saj në qytetin e Librazhdi, nga ku ka akuzuar dy partitë kryesorë, Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike, se po e çojnë vendin drejt humnerës.

Sipas Aleancës Kuq e Zi qeveria shqiptare e ka të pamundur të organizojë zgjedhje të lira, ndaj në zgjedhjet e ardhshme duhet të shkohet me një qeveri teknike.

AK thotë se qeveria Berisha synon sërish që t’i fitojë zgjedhjet duke i manipuluar ato. Sipas AK-së, në rradhët e saj në qytetin e Librazhdit janë anëtarësuar qindra qytetarë.

Panorama

____________________________________

Aleanca Kuq e Zi propozon krijimin e një qeverie teknike me përfaqësi ekspertesh para zgjedhjeve te përgjithshme. Këtë kërkesë kreu i AK, Kreshnik Spahiu, e argumentoi si paaftësi te qeverise për te garantuar zgjedhje te lira dhe te ndershme. Ndërsa deputetet, sipas Kreshnik Spahiut, duhet te zgjidhen nga populli dhe jo nga kryetaret e partive. Nga qyteti i Librazhdit, ku shtoi radhët e anëtarësisë, Spahiu akuzoi Partine Demokratike dhe atë socialiste për zvarritje te reformës zgjedhore. Duke u shprehur i gatshëm për te ofruar eksperte për reformën zgjedhore, Kreshnik Spahiu këmbëngul për një sistem proporcional kombëtar. Aleanca Kuq e Zi ka përsëritur kërkesën për njohjen e votës se emigranteve dhe numërimin elektronik si standard te ri te zgjedhjeve te 2013.

Vizion+

NJË KOMENT

fede

19/03/2012

arrow

JA ZGJIDHJA,E KEMI THENE DHE KERKUAR!
BRAVOOOOOOOOO!
NE ELITE RINIA!
MJAFT HUMBI SHQIPTARIA!

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen