ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK: PD-LSI koalicioni i turpit, emërime militantësh në administratë

LUSHNJE – Aleanca KuqeZi ka nisur një valë protestash të cilat do të denoncojnë përpara opinionit publik politikën denigruese të PD-LSI me vendet e punës në të gjithë Shqipërinë. Pranë Aleancës KuqeZi kanë mbërritur më qindra denoncime nga mjekë, mësues, edukatorë dhe buxhetorë nga qytete të ndryshmë të cilët po përballen me masa ndëshkimore në punën e tyre.

 

Duke marrë shkas nga kjo situatë alarmante e keqpërdorimit të instrumentave shtetërore nga PD dhe LSI që po përpiqen të blejnë votën me emërime militantësh në funksionet e lartpërmendura nga Aleanca KuqeZi. Aleanca KuqeZi ka bërë publik qëndrimin e saj mbi këtë çështje të ndjeshme për shoqërinë shqiptare në këto kohë të vështira financiare për vendin dhe qytetarët.

 

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës KuqeZi Z.Myslim Pashaj i mbështetur nga qindra kuqezinj denoncuan këtë vendimarrje arbitrare në spitalin e qytetit të Lushnjës duke nisur kështu valën e protestave në mbështetje të shkarkimeve masive që PD dhe LSI po ndërmarrin në të gjithë vendin.

 

Z.Pashaj deklaroi se kjo situatë e rënduar është pasoje e zëvendësimit të demokracisë dhe meritokracisë me regjimin e mashtrimit të PD-LSI, i cili po kërcënon jetët e qytetarëve shqiptarë me rrënim ekonomik fillimisht dhe më pas me përndjekje familjare si rrjedhoje e kundërshtimit të regjimit autoritar të shtetasit Sali Berisha dhe mbështetësit të tij Ilir Meta.
“Janë thonjtë e politikës që e kanë kthyer Shqipërinë tonë të dashur në një pazar që nuk i gjendet fillimi e fundi, në një panair të dëshmive më të mbrapshta antishqiptare dhe antikombëtare. Midis nesh dhe përkrah nesh janë punonjës shëndetësorë të këtushëm, por edhe të rrethinave, që për asnjë shkak janë pushuar nga puna. Ata janë të tronditur në të drejtën e tyre”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës KuqeZi Myslim Pashaj.
Z.Pashaj vijoi më tej duke deklaruar se ka edhe shumë raste të tjera të pushimeve nga puna që janë në arsim dhe administratën qëndrore dhe lokale, sepse vijnë urdhëra nga lart nga  partitë qeverisëse. “PD dhe LSI, ato që duken sikur janë të dashuruara, por ato në të vërtetë, në këtë pushtet po shqyhen në makutërinë e tyre, ato do të shqyhen edhe më tej e ju do të jeni dëshmitarë. Ndërkaq  harxhet i paguajnë punonjësit, këto viktima të politikës së pazareve të mëdha në kurriz të njerëzve. Ndërsa ju kanoseni për bukën e gojës, Partitë e zullumit kanë ndezuar zjarret e zgjedhjeve që vijnë, mbasi aty e kanë mendjen, për të shtuar militantë, për t’i blerë, për t’ lidhur, për t’i shpërdoruar, sepse ata e kane mendjen te vjedhja e radhës së zgjedhjeve.
“Këta pazarexhinj të ndotur, ju kanë hedhur në rrugë, ashtu si do të hedhin nesër 1800 naftëtarë kur të shesin fushat e Naftës dhe Albpetrolin, ata që si gjarpërinj rrëshkasin në Drejtoritë rajonale për të ribërë lista pushimesh nga puna, ashtu si edhe për ju, ata që nuk iu dhimbsen minatorët që bien në galeri dhe fatkeqët që mbledhin gurët e kromit të shitur, ata që përqeshin ish të përndjekurit që janë sot në grevë urie, ata që ju kërcënojnë të mos merrni pjesë në protestë por të rrini kryeulur dhe të frikësuar.Kjo është fytyra e Qeverisë së shitur, e Qeverisë së kapur, kur dhimbja bie mbi shtresat e varfëra dhe të pambrojtura, në këtë shoqëri të polarizuar keqas”, përfundoi fjalën e tij Z.Pashaj
Aktivitetin sensibiluzes të Aleancës KuqeZi për fenomenin e spastrimeve politike nga funksionet publike të qytetarëve të ndershëm, Drejtori i Spitalit të Lushnjës nën hyqmin e politikave destabilizuese të Lëvizjes Socialiste për Integrim u përpoq ta dëmtonte më anti-miting dhe fyerje ndaj mbështetësve të Aleancës KuqeZi në sy të forcave të ruajtjes së rendit publik. Klanet e Ilir Metës kanë ushtruar presion të vazhdueshem ndaj kuqezinjve dhe qyetarëve të revoltuar për të dëmtuar denoncimin publik të largimeve militanteske të punonjësve publikë.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen