ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK: Nuk do lejojmë qarqet serbe e greke të pushtojnë ekonominë shqiptare

images

Aleanca Kuq e Zi ka reaguar pas skandalit të ditëve të fundit, ku janë të implikuar djali i kryeministrit, Shkëlzen Berisha dhe sekseri i Berishës, Damir Fazlliç. Këta kanë penguar me ndihmën e Sali Berishës ndërtimin e linjës së intekonjeksionit Shqipëri- Kosovë, që të favorizojnë mafian serbe.

“Aleanca Kuq e Zi prej kohësh ka ngritur zërin se Kryeministri po e shet Shqipërinë dhe pasuritë e shqiptarëve tek klanet antikombëtare serbe e greke. Pengimi i realizimit të linjës së transmetimit të energjisë Shqipëri-Kosovë me kapacitet 400 kilovolt provon qartë se kryeministri i Shqipërisë është antikombëtar dhe i shitur në qarqet antikombëtare. Aleanca Kuq e Zi po ndjek me shqetësim të madh aferat që kryeministri shqiptar ka kryer dhe po kryen më mafien serbe kundër interesave të Kosovës dhe të Shqiptarëve. Aleanca Kuq e Zi i bën thirrje kryeministrit të Shqipërisë të heqë dorë nga pasuria e shqiptarëve dhe se nuk do të tolerojmë që Damir Fazliç dhe të tjerë si ai të tallen me shqiptarët. Aleanca Kuq e Zi është pro çdo lloj bashkëpunimi ekonomik mes Kosovës e Shqipërisë dhe i premton të gjithë shqiptarëve se me ardhjen në pushtet do të zgjidh çdo kontratë dhe marrëveshje të lidhur nga shteti shqiptar me mafien serbe dhe çdo strukturë tjetër kriminale dhe antikombëtare,” tha përfaqësuesi i AK, Redi Ramaj.

Aleanca ka deklaruar se qeveria e tyre do të prishë të gjithë kontratat e fituara nga mafia serbe në Shqipëri.

“Për Aleancën Kuq e Zi ndërtimi i linjës së interkonjeksionit mes Shqipërisë e Kosovës është shumë i rëndësishëm për sektorin energjëtik për të dy vendet. Projekte të kësaj natyre jo vetëm do të ndihmonin kapërcimin e krizës energjetike që ka pllakosur si Shqipërinë ashtu edhe Kosovë, por do të ishte një ndihmë për procesin e Bashkimit Kombëtar. Aleanca Kuq e Zi kërkon hetimin nga organet kompetente të institucioneve shqiptare në lidhje me të gjitha aferat korruptive në të cilat është përfshirë qeveria shqiptare. Pandëshkueshmëria e zyrtarëve të lartë duhet të marrë fund. Të gjithë përpara ligjit janë të barabartë. Aleanca Kuq e Zi nuk do të lejojë që Z.Fazlic dhe qarqet e tjera serbe e greke të pushtojnë ekonominë shqiptare, por me largimin e Berishës dhe partisë tij bolshevike dhe ardhjen e kuqezinjve në krye të qeverisë do të rishikojmë të gjithë tenderat dhe privatizimet që kanë nxjerrë fitues bizneset mafioze serbe në Shqipëri.

Tema

Aleanca KuqeZi kas reaguar sot ndaj skandalit të publikuar nga gazeta Zëri, e cila akuzon kryeministrin Berisha për lidhje mafioze me Serbinë në dëm të interesave të Kosovës. Përmes një deklarate për shtyp, AK sjell në vëmendje se prej kohësh ka ngritur zërin se Kryeministri po e shet Shqipërinë dhe pasuritë e shqiptarëve tek klanet antikombëtare serbe e greke. Përfaqësuesi i kësaj aleance, Redi Ramaj, vlerëson se “pengimi i realizimit të linjës së transmetimit të energjisë Shqipëri-Kosovë me kapacitet 400 kilovoltë provon qartë se kryeministri i Shqipërisë është antikombëtar dhe i shitur në qarqet antikombëtare”. Për këtë arsye, AK deklaron se po ndjek me shqetësim të madh aferat që kryeministri shqiptar ka kryer dhe po kryen më mafien sërbe kundër interesave të Kosovës dhe të Shqiptarëve. Gjithashtu ajo i bëri thirrje kryeministrit të Shqipërisë të heq dorë nga pasuria e shqiptarëve dhe se nuk do të tolerojë që Damir Fazlic dhe të tjerë si ai të tallen me shqiptarët. “Aleanca Kuq e Zi është pro çdo lloj bashkëpunimi ekonomik mes Kosovës e Shqipërisë dhe i premton të gjithë shqiptarëve se me ardhjen në pushtet do të zgjidh çdo kontratë dhe marrëveshje të lidhur nga shteti shqiptar me mafien serbe dhe cdo strukturë tjetër kriminale dhe antikombëtare”, – premtoi Aleanca Kuqezi. Për ta, ndërtimi i linjës së interkonesionit mes Shqipërisë e Kosovës është shumë i rëndësishëm për sektorin energjitik për të dy vendet. AK kërkon hetimin nga organet kompetente të institucioneve shqiptare në lidhje me të gjitha aferat korruptive në të cilat është përfshirë qeveria shqiptare. “Aleanca Kuq e Zi nuk do të lejojë që Z.Fazlic dhe qarqet e tjera serbe e greke të pushtojnë ekonominë shqiptare, por me largimin e Berishës dhe partisë tij bolshevike dhe ardhjen e kuqezinjve në krye të qeverisë do të rishikojmë të gjithë tenderët dhe privatizimet që kanë nxjerrë fitues bizneset mafioze serbe në Shqipëri”, përfundon Redi Ramaj, përfaqësues i Aleancës Kuqezi.

Alpenews

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen