ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK: Një qeveri KuqeZi do prishë të gjithë kontratat e mafies serbe në Shqipëri

Redi Ramaj

Aleanca Kuq e Zi prej kohësh ka ngritur zërin se Kryeministri po e shet Shqipërinë dhe pasuritë e shqiptarëve tek klanet antikombëtare serbe e greke.
Pengimi i realizimit të linjës së transmetimit të energjisë Shqipëri-Kosovë me kapacitet 400 kilovoltë provon qartë se kryeministri i Shqipërisë është antikombëtar dhe i shitur në qarqet antikombëtare.
Aleanca Kuq e Zi po ndjek me shqetësim të madh aferat që kryeministri shqiptar ka kryer dhe po kryen më mafien sërbe kundër interesave të Kosovës dhe të Shqiptarëve.
Aleanca Kuq e Zi i bën thirrje kryeministrit të Shqipërisë të heq dorë nga pasuria e shqiptarëve dhe se nuk do të tolerojmë që Damir Fazlic dhe të tjerë si ai të tallen me shqiptarët.
Aleanca Kuq e Zi është pro çdo lloj bashkëpunimi ekonomik mes Kosovës e Shqipërisë dhe i premton të gjithë shqipëtarëve se me ardhjen në pushtet do të zgjidh çdo kontratë dhe marrëveshje të lidhur nga shteti shqiptar me mafien serbe dhe cdo strukturë tjetër kriminale dhe antikombëtare.
Për Aleancën Kuq e Zi ndërtimi i linjës së interkonesionit mes Shqipërisë e Kosovës është shumë i rëndësishëm për sektorin energjitik për të dy vendet.
Projekte të kësaj natyea jo vetëm do të ndihmonin kapërcimin e krizës energjetike që ka pllakosur si Shqipërinë ashtu edhe Kosovë, por do të ishte një ndihmë për procesin e Bashkimit Kombëtar.
Aleanca Kuq e Zi kërkon hetimin nga organet kompetente të institucioneve shqiptare në lidhje me të gjitha aferat korruptive në të cilat është përfshirë qeveria shqipëtare.
Pandëshkueshmëria e zyrtarëve të lartë duhet të marrë fund. Të gjithë përpara ligjit janë të barabartë.
Aleanca Kuq e Zi nuk do të lejojë që Z.Fazlic dhe qarqet e tjera serbe e greke të pushtojnë ekonominë shqiptare, por me largimin e Berishës dhe partisë tij bolshevike dhe ardhjen e kuqezinjve në krye të qeverisë do të rishikojmë të gjithë tenderat dhe privatizimet që kanë nxjerë fitues bizneset mafioze serbe në Shqipëri..

NJË KOMENT

TAFAJ

18/04/2012

arrow

po po KUQ E ZI keshtu duhet te denancoj perdit , po duhen rishikuar te gjitha kontratat e dhena nga DIKTATORI SALI BERISHA ,,,,,bllokut te saliut i erdhi fundi , ne shqiperi sot nuk ka demokraci perendimore,,,,,,,por ka diktatur e tipit RUS,,,,,,kuq e zi ,,,,eshte shpresa jon,,,,

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen