ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK: NËSE “AGIMI I ARTË” NUK NDALET NË KUFIJ, KUFIRI TYRE DO TË JETË KUQEZI

 Tiranë – Aleanca KuqeZi ka denoncuar përmes një deklarate për shtyp skandalin e radhës që do të ndodhë ditën e shtunë në qytetin e Përmetit, saktësisht në Grykën e Këlcyrës ku pritet të mbërrijnë përfaqësues zyrtarë të partisë “Agimi i Artë” nga Greqia për të festuar çlirimin e Republikës së Greqisë.

Aleanca KuqeZi e konsideron këtë veprimtari jo më një incident të pashembullt, por një skandal diplomatik, i cili kërkon një reagim zyrtar nga diplomacia e shtetit shqiptar, që me shumë gjasa nuk do të ndodhë.

Ditën e shtunë pritet të mbërrijnë në qytetin e Përmetit përfaqësues të organizatave që synojnë destabilizimin e jugut të Shqipërisë nën emrin e levizjeve për çlirimin e të ashtuquajturit Voroiepir. Këto organizata do të tubohen në Grykën e Këlcyrës tëk Manastiri i famshëm që vendosen eshtrat e ushtarëve grekë, të cilat i nxorri prifti i Kosinës. Ditën e nesërme këto organizata dhe shumë individë do të manifestojnë duke pretenduar se Përmeti dhe Këlcyra janë tokë greke dhe sipas tyre djepi i Vorioepirit, e cila duhet t’i bashkohet Greqisë.

Në këtë aktivitet priten të marrin pjesë edhe përfaqësues të partisë neonaziste “Agimi i artë” të cilët jo më larg se dje kanë paralajmëruar pengimin e çdo fëmije emigranti, i cili në shtetin grek do të tentojë të shkojë në shkollë për të mësuar gjuhën shqipe.

Pavarësisht faktit se Këlcyra dhe Përmeti janë territore etnikisht të pastra shqiptare si tokë dhe popullsi si dhe faktit që në koto zona nuk banon asnjë grupim i minoritit grek, këto organizata mbërrijnë nesër duke provokuar dhe fyer rëndë të gjithë popullin shqiptar mbi të gjitha në prag të 100 vjetorit të pavarësisë.

Aleanca KuqeZi kërkon urgjentisht respektimin e parimit të reciprocitetit në kufirin Shqipëri-Greqi për neonazistët grekë dhe çdo përfaqësues politik që nxit urrejtjen dhe konfliktet etnike deri sa Greqia të lejojë shtetasit shqiptarë me vendlindje në Çamëri.

Nëse autoritet shqiptare nuk i ndalojnë në kufi neonazistët grekë atëherë ata do të ndalen nga kufijtë e kuqezinjve.

Qeveria shqiptare dhe Ministria e Jashtme me marrëveshjet me qeverinë Greke po cënon çdo ditë e më rëndë integritetin territorial të Shqipërisë. Tashmë këto nuk mund të quhen incidente diplomatike por skandale politike të shkaktuara nga marrëveshjet e shtetasit Berisha me Kryeministrin Samaras.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen