ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK në Prrenjas!

niku

Aleanca KuqeZi ka mbajtur pasditen e të mërkurës rreth orës 18:00 një protestë në qytetin e Përrenjasit ku kanë marrë pjesë me qindra mbështetës të Aleancës KuqeZi. I pranishëm në këtë aktivitetet ka qenë Kryetari i Aleancës KuqeZi Z.Kreshnik Spahiu, Sekretari I Përgjithshëm i Aleancës KuqeZi Z.Myslim Pashaj si dhe kryetari i sapo zgjedhur i Këshillit Bashkiak të Bashkisë së Përrenjas Myslim Karriqi i cili prej pak kohësh është bashkuar me Aleancën KuqeZi dhe misionin e saj.
Gjatë fjalës së tij kryetari i Aleancës Kuqezi Z.Kreshnik Spahiu bëri një pasqyrë të situatës aktuale me të cilën qytetarët e Përrenjasit përballen çdo ditë, situatë sipas Z.Spahiu mjerane dhe e pashpresë për shkak të verbërisë së qeverisë dhe paaftësisë për menaxhimin e pasurive nëntokësore që ky qytet zotëron. “Qyteti i Përrenjasit dhe qytetaret e tij jetojnë mbi nëntokën e bekuar më pasuri të pa numëruar kurrë, pasuri e lënë djerrë nga paaftësia qeverisëse e Sali Berishës por dhe qeverive të mëparshme, që pasi pasurojnë veten dhe familjarët e tyre u ka ardhura radha të largohen nga karrikja e shfrytëzuar e pushtetit të grabitur”, u shpreh Kreshnik Spahiu para qindra aktivistëve dhe mbështetësve të Aleancës KuqeZi. “Në premtojmë ndëshkim për të gjithë ata që me pamëshirë rrënuan dhe copëtuan pasuritë kombëtare të shqiptarëve, pasuritë e qytetarëve të thjeshtë të cilat i përdorin pa kriter vetëm për të pasuruar veten e tyre dhe mafien që i rrethon dhe mban në pushtet”, deklaroi Spahiu gjatë fjalës së tij.
Në protestën e parë masive të Aleancës KuqeZi në qytetin e Prrenjasit mbajti një fjalë përshëndetëse edhe Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës KuqeZi Z.Myslim Pashaj dhe Kryetari i Këshillit Bashkiak të Përrenjasit Myslim Karriqi i cili u zgjodh në këtë pozicion pak ditë më parë nën logon e Aleancës KuqeZi duke marrë mbështetjen e anëtarëve të Këshillit Bashkiak pikërisht prej besueshmërisë dhe vizionit të lëvizjes më të re politike në vend e cila po njeh rritje masive në çdo qytete te Shqipërisë.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen