ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK: NË MAQEDONI FAKTORI POLITIK ROL NEGATIV NË BASHKIMIN E SHQIPTARËVE.

PhotoShkup – Aleanca KuqeZi ka zhvilluar një aktivitet organizativ në Shkup të Maqedonisë ku ka prezantuar nismën më të fundit të Aleancës KuqeZi dega Maqedoni, krijimin e frontit të përbashkët të shqiptarëve në Maqedoni.

Aleanca KuqeZi dega Maqedoni përmes kësaj nisme që nuk është ndërmarrë kurrë më parë nga faktori politik shqiptar në Maqedoni kërkon që në vitet e ardhshme zëri politik i shqiptarëve të bashkohet dhe unifikohet për të vendosur në vend dinjitetin e shqiptarëve, mbi të gjitha në këtë 100 vjetor të pavarësisë.

Sekretari i Maqedonisë në Aleacën KuqeZi Z.Bekim Adili deklaroi se kjo nismë do të njohë një rritje të aksioneve të saj e cila do të kulmojë me organizimin e takimit të liderëve të faktorit politik shqiptar në Maqedoni. Z.Adili deklaroi se faktori shqiptar në rajon duhet të mendojë dhe hartojë politika të përbashkëta zhvillimi ekonomike dhe sociale për shqiptarët.

Ndërkohë përfaqësuesi i Aleancës KuqeZi dega Maqedoni Z.Valon Kurtishi garantoi rritjen e aksionit të lëvizjes kuqezi si e vetmja mundësi për ndërgjegjësimin e kombit shqiptar drejt zhvillimit të përbashkët në rajon.

Disa nga sekretarët e Aleancës KuqeZi dega Shqipëri, Sekretari Politik Dr.Eduard Kaca, Sekretarja e Emigracionit Znj.Lumturi Ratkoceri, Sekretari i Arsimit Z.Alban Daci kanë shprehur mbështetje maksimale për zgjerimin e degëve të Aleancës KuqeZi në trojet shqiptare.

Megjithë presionin e lartë për mos përdorimin e simboleve shqiptare në Maqedoni, përfaqesuesit e Aleancës KuqeZi kanë prezantuar për banorët e Shkupit dhe të Tetovës nismën “Një flamur për cdo dritare” duke dhuruar qindra flamuj dhe vendosur ato në formë dekorative në rrugët e Shkupit dhe Tetovës, nismë kjo që do të finalizohet me festimet e 28 nëntorit në kufirin Shqipëri-Shqipëri në Morinë nën sloganin “Shqiptarët bashkohën aty ku prej vitesh i ndanë”.

 

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen