ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK në Kavajë: Titaniku PD ju ktheu në kooperativë

Kreshniku ne Kavaje

http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=CjjN57kXZWI#!

KAVAJE – “Zbrisni nga ‘Titaniku PD’ se po mbytet”. Ky është apeli që lideri i Aleancës Kuq e Zi (AK), Kreshnik Spahiu, i drejtoi sot qindra qytetarëve të Kavajës gjatë një tubimi në këtë qytet ku AK shpalli edhe anëtarët delegatë.

“Flakni teserat e partive dhe bashkohuni kuq e zi”, tha Spahiu përpara simpatizantëve të tij, ndërsa akuzoi forcat politike në vend se “tradhëtuan idealet, kauzën, njerëzit”.

“Kavaja ka dhënë shumë dhe ka marr pak për demokracinë”, tha lideri i AK duke shtuar se “Kavaja përmbys sistemet politike”. Më pas ai vazhdoi edhe me akuzat ndaj Partisë Demokratike e cila “rrënoi Kavajën nga qytet në kooperativë bujqësore. PD shkeli besimin tuaj dhe të gjithë shqiptarëve”.

Spahiu shoqërohej në tubim edhe nga familjarët e dëshmorëve të Kavajës.

(im/shqiptarja.com)

_____________________________

Spahiu në Kavajë: Braktiseni “anijen e PD” se po mbytet !

Aleanca Kuq e Zi ka qenë e pranishme gjatë ditës së sotme në qytetin e Kavajës, ku ka hapur edhe degën e saj. Gjatë fjalës së tij, kreu i Aleancës, Kreshnik Spahiu, ka sulmuar ashpër PD-në, që pavarësisht se ka marrë votën e kavajsve, është tallur me këta të fundit. Sipas Spahiut, tashmë është koha që shqiptarët të flakin teserat e partive dhe të kthehen kuq e zinj.

“PD ka zhgënjyer kavajsit dhe gjithë shqiptarët. Kjo mazhorancë e ka kthyer Kavajën nga një qytet, në kooperativë. Është koha që të flakni teserat e partive dhe të ktheheni kuq e zinj. Duhet që të braktisni “Titanikun PD”, që është duke u mbytur”, ka thënë Spahiu gjatë fjalës së tij.

Ama News

________________________________

Kavajë, AK: Zbrisni nga ‘Titaniku PD’, po mbytet

KAVAJË- Aleanca Kuq e Zi ka ftuar banorët e Kavajës të bëhen pjesë e saj dhe të hedhin tej teserat politike.

Në takimin e pasdites, AK ka shpallur delegatët  e saj në Kavajë, ndërsa kreu i saj Kreshnik Spahiu ka vijuar akuzat ndaj partisë në pushtet.

Sipas tij, Kavaja është qyteti që ka dhënë shumë për demokracinë, por ka marrë fare pak. Ai ka akuzuar PD se e rrënoi Kavajën, duke e shndërruar nga një qytet në kooperativë. “Flakni teserat politike dhe bashkohuni kuq e zi. Zbrisni nga Titaniku PD, se po mbytet”- iu është drejtuar Spahiu të pranishmëve.

Panorama

___________________________________

Kreshnik Spahiu: Braktisni “Titanikun PD” se po mbytet

Aleanca Kuq e Zi ka qenë e pranishme gjatë ditës së sotme në qytetin e Kavajës, ku ka hapur edhe degën e saj. Gjatë fjalës së tij, kreu i Aleancës, Kreshnik Spahiu, ka sulmuar ashpër PD-në, që pavarësisht se ka marrë votën e kavajasve, është tallur me këta të fundit. Sipas Spahiut, tashmë është koha që shqiptarët të flakin teserat e partive dhe të kthehen kuq e zinj.“PD ka zhgënjyer kavajasit dhe gjithë shqiptarët. Kjo mazhorancë e ka kthyer Kavajën nga një qytet, në kooperativë. Është koha që të flakni teserat e partive dhe të ktheheni kuq e zinj. Duhet që të braktisni “Titanikun PD”, që është duke u mbytur”, ka thënë Spahiu gjatë fjalës së tij.

Tema

_________________________________

Kavajë, Spahiu: Flakni teserat politike dhe bashkohuni kuq e zi

Kavajë, Spahiu: Flakni teserat politike dhe bashkohuni kuq e ziKAVAJE- Në ceremoninë e shpalljes së delegatëve dhe anëtarëve të Aleancës Kuq e Zi në Kavajë, kryetari Kreshnik Spahiu akuzoi PD-në “për rrënimin e këtij qyteti”.

Sipas Spahiut, Partia Demokratike e ka rrënuar Kavajën, duke e shndërruar në një kooperativë.

Më tej kreu i Aleancës Kuq e zi u bëri thirrje qytetarëve të Kavajës të flakin teserat politike dhe të bashkohen me kuqezinj.

“Zbrisni nga ‘Titaniku PD’ se po mbytet. Flakni teserat politike dhe bashkohuni kuq e zi”- u shpreh Spahiu.

(er.nu/BalkanWeb)

________________________________________

AKZ në Kavajë: PD shkeli besimin tuaj Aleanca KuqeZi u ndal në qytetin e Kavajës ku prezantoi anëtarët delegatë për këtë qytet. Në takim mori pjesë edhe lideri i AKZ-së, Kreshnik Spahiu.

Gjatë fjalës së rasti, zoti Spahiu u bëri thirrje gjithë qytetarëve të Kavajës t’i bashkohen alternativës politike të AKZ.

“Kavaja ka dhënë shumë  për demokracinë, por ka marrë shumë pak prej saj. Kavaja është qyteti që përmbys sistemet politike. Partia Demokratike e rrënoi Kavajën, nga qytet në kooperativë bujqësore. Zbrisni nga ‘Titaniku PD’ sepse po mbytet. Partia Demokratike shkeli besimin tuaj dhe të të gjithë shqiptarëve.Flakni teserat e partive dhe bashkohuni kuqezi”, tha ndër të tjera në fjalën e tij, Spahiu.

Në takimin me qytetarët e kavajas, AKZ promovoi edhe himnin për dëshmorin Indrit Cara nga Kavaja, ushtar i UÇK-së që ra hero në luftë kundër serbëve në vitin 1999.

Top Channel

 

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen