ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK NË KAMËZ: 100 VJETORI I PAVARËSISË, FESTA E SHQIPTARËVE JO E QEVERISË

Tiranë – Aleanca KuqeZi ka dhënë sot një deklarate kundër vendosjes së flamujve të Partisë Demokratike në kuadër te 100 vjetorit të pavaresisë Kamëz,. përmes përfaqësuesit të saj Augent Xhaferaj.

“Është turp për të gjithë ne që sot në këtë aks nacional ku me mijëra qytetarë kalojnë gjatë ditës të shohim se si Partia Demokratike e ka barazuar flamurin me ngjyrat bardheblu përkrah flamurit kombëtar kuqezi në këtë prag 100 vjetori të pavarësisë.

Aleanca KuqeZi e konsideron këtë një akt të turpshëm të funksionarëve të partisë-shtet në këtë zonë të kryeqytetit ku simbolet kombëtare barazohen me ato partiake dhe pushtetare.

Aleanca KuqeZi është këtu sot për t’i dhënë përkrahje qytetarëve të Kamzës, të cilët të indinjuar iu drejtuan kësaj force politike për të denoncuar këtë akt të turpshëm të partisë së shtetasit Sali Berisha dhe servilëve të tij në funksionet zyrtare lokale.

Nisma “Një flamur për çdo dritare” e prezantuar nga Aleanca KuqeZi me 25 Nëntor të vitit 2011 ka për qëllim lartësimin e vlerave kombëtare dhe simboleve shqiptare në 100 vjetorin e pavarësisë dhe jo lartësimin e flamurit me ngjyrat helene sic është flamuri i partisë demokratike.

Shqiptarët e kanë kuptuar tashmë që vendosja e flamujve të partisë demokratike të Sali Berishës me forcën e pushtetit dhe policisë nuk do të zhbëjë atë që pritet të jetë lumi i ngjyrave kuqezi më 28 Nëntor.

Turpi nuk kapërdihet me bukë dhe ky flamur me këto ngjyra ka turpëruar kombin shqiptar duke pritur dhe përcjellë ministrat grekë dhe serbë, duke shitur territorin, varrezat e të parëve dhe lejuar cënimin e integritetit territorial dhe moral të shqiptarëve.

Fundi i epokës së pseudodemokratit Sali Berisha po troket dhe 100 vjetori kuqezi është pranë, dhe shqiptarët do të marrin në kontroll shtetin e tyre, të cilin Aleanca KuqeZi premton se do t’ja rikthejë me çdo kusht si dhuratën më të çmuar në 100 vitet e pavarësisë shqiptare dhe jo 100 vitet e shetit shqiptar” , deklaroi përfaqësuesi i AK Augent Xhaferaj.

4 KOMENTE

Diol

08/11/2012

arrow

Ne Kamez edhe shtyllat qe mbajne ata flamure jane blu. 😀

Ton Pjetri

10/11/2012

arrow

ministrat e pd jane ba si greket gjdo gja qe u pelqen e bajne bardh e blu,shyqyr vetem njerezit nuk munden ti bejne bardh e blu

Fiji

12/11/2012

arrow

Dhurata qe u bene shqiptareve per 100 vjetorin e copetimit, u hoqen dhe 300 km2 det. Mora vesh qe Greqia ka filluar kerkimet per nafte tek ajo copa qe do me det. Do e ngreje prape zerin z. Edi Rama? Se kishte nderruar mendim, duhet marrveshje tha, i’u dorezua presionit te Bakojanit. Ka hall se i bllokohen “integrimet evropiane”. Cfare turpi!

adrian

12/11/2012

arrow

pershendetje,partia demokratike eshte nje parti e themeluar nga studentet e viteve 90 per per fatin e keq te shqiperis kte parti po e mjelin komunistat e viteve 70.kjo nuk duhet lejuar qe te ndodhe edhe ne partin AK.prandaj duhet te jemi vigjilent dhe te kontribojme maksimalishte te gjithe se bashku ndryshe nuk kurohet ky vend kaq i bukur dhe i shtrejte qe te paret tane na e kan lene trashigim.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen