ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK: Ministri Imami i ka dhuruar një MIG Sërbisë

TIRANË – Aleanca Kuqezi ka paraqitur sot “dosjen e krimeve” për ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami. AK e akuzon Imamin se i ka falur Greqisë 355.4 metra katror det dhe ka shkatërruar 85 anije luftarake.

“Imami është vegël e Berishën në qeverinë e korrupsionit galopant”, thuhet në deklaratën e AK-së. Kjo parti gjithashtu ka deklaruar se ministria që drejton Imami është një nga më të pa aftat.

AK gjithashtu akuzoi Imamin për zhdukjen e 200 avionëve, 1600 tankeve, 4 nëndetëseve dhe 14 mijë mortajave. Madje AK tha se “avionin e fundit MIG, Imami ia ka dhuruar Beogradit”. Për këto akuza sipas Aleancës Kuqezi, Imami rrezikon 12 vjet burg. Fushata e AK-së me moton “Fytyra e krimit”, ka paraqitur deri tani dosjet për Sali Berishën, Aldo Bumçin dhe Arben Imamin.

NJË KOMENT

Dodi

21/09/2012

arrow

Po qfare 12 vjete ore, denim me vdekje !

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen