ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK: MINISTRAT E 100 VITEVE MË PARË VIZIONARË DHE ATDHEDASHËS, SOT BATAKÇINJ

Tiranё – Aleanca KuqeZi ka demostruar sot në qendër të Tiranës në një mënyrë krejt të veçantë. Në një nga sheshet kryesore të kryeqytetit Aleanca KuqeZi ka shprehur në një mënyrë të veçantë protestën ndaj qeverisjes së shtetasit Berisha duke publikuar fotot e të gjithë kabinetit qeveritar të 1912 dhe ministrave të vitit 2012 me dixhiturën PA(K) Koment.

“Këto portrete dhe profile ministrash janë 100 vjet pas nga kultura, arsimi, qytetërimi, komunikimi, integriteti, intelekti dhe vetëm shifrat e një shekulli rezultojnë të jemi mё pas. sepse këta qeveritarё na kanë lënë 100 vite pas ditës së shpalljes së pavarësisë. Shteti shqiptar ka sot ministrat më mediokër, më të pashkolluar, më provincialё, më të korruptuar, më amoralё të 100 viteve të shtetit. Ne jemi brezi më fatkeq që qeverisemi nga një grup gangsterësh. Aleanca KuqeZi  fton cdo qytetar që ta krahasojë Ismail Qemalin me Sali Berishën, Myfit Libohovën me Flamur Nokën, Luigj Gurakuqin me Myqerem Tafajin, Petro Pogën me Eduart Halimin, Mehmet Dërrallёn me Arben Imamin, Mit’hat Frashёrin me Edmond Panaritin. Sot të gjithë ne jemi krenarё që jemi shqiptarё,  por jemi të turpëruar që pas 100 vjetësh kemi prodhuar këto qënie çnjerёzore që na kanë çuar 100 vjet pas”, deklaroi kreu i Aleancës KuqeZi  para qindra vizitorëve të galerisë së hapur.

Qindra flamuj kuqezi u vunë sot në dritaret e pallateve kryesore në qendër të kryeqytetit në vazhdën e fushatës së Aleancës Kuqezi “Një flamur për çdo dritare” dhe ndër të tjera kryetari i kësaj lëvizjeje popullore theksoi: “Përshëndesim të gjithë qytetarët e kryeqytetit të cilët masivisht kanë refuzuar të vendosin flamujt bardheblu të PD që po shpërndahen nga qeveria, por me dinjitet po vendosin flamujt kombëtarё. Ky është mesazhi më i rëndësishëm që 28 nëndori është dita e pavarësisë së shqiptarëve dhe jo PD-istave. Ata le të vazhdojnë te festojnë me Sali sulltanin”.

Aleanca KuqeZi denoncon faktin se qeveria ka shperdoruar paratё duke blerё 100.000 flamuj bardheblu të PD dhe askush nuk pranon t’i vendosё në banesat e tyre. Pas 22 vitesh të valёvitjes së flamujve të PD në ditën e pavarësisë, Aleanca KuqeZi po rikthen ndjenjën kombëtare dhe simbolet kuqezi.

Grupe të shumta të rinjsh u regjistruan për të marrë pjesë në axhendën e 28 Nëntorit, ditës së pavarësisë dhe fillimit të bashkimit të dy shteteve shqiptare. AK vijoi gjithashtu nismëm “Një flamur për çdo dritare” ku pallatet e “Shallvareve”, aty ku u lind dhe rrit Kryetari i Aleancës KuqeZi Kreshnik Spahiu u veshën kuqezi duke nisur kështu veshjen e lagjeve të Tiranës kuqezi./A.L/

2 KOMENTE

fatjon

04/11/2012

arrow

RROFSH KRESHNIK po na ngjall prap ndjenjat te ndihemi shqiptar,

te cilat na i kan vrare politikanet kryesor e 22 viteve te fundit.
duet te shpallen njerezit me te keq te kombit shqiptare e te marin denimin e duhur.

Ton Pjetri

05/11/2012

arrow

Politikanet e 22 vitev te tranxicionit u treguan dinake ,shperndane te rinjet dhe te rejat neper bote dhe u shtruan per rrafshi duke ngerene dhe duke shitur pasurine e shqiptarve dhe kombin ne tersi,Por te rinjet dhe te rejat çe jane larguar edhe n.q.s nuk u jepet e drejta per te votuare atje ku jetojne perkohesisht ne 2013 do te kthehen te votojne ne shqiperi te gjithe me nje ze ALEANCA KUQEZI.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen