ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK me ish të burgosurit politikë: Populli do të largojë pseudodemokratin Sali Berisha

Tiranë – Aleanca KuqeZi është solidarizuar ditën e premte për të gjashtën ditë radhazi me grevën e urisë së ish të burgosurve politikë nga ku kanë lëshuar dhe dy mesazhe të forta Komunitetit Ndërkombëtar dhe Përfaqësive Diplomatike në Shqipëri.

“Brukseli duhet të kushtëzojë statusin e kandidatit jo vetëm me zgjedhjet e vitit 2013 në mënyrë që ato të jenë të lira dhe demokratike por edhe me dy çështje të tjera shumë të ndjeshme dhe problematike për shoqërinë tonë”, ka deklaruar sekretari për Marrëdhëniet me Publikun, Z. Rezar Balla. Më tej Balla ka shtuar se statusi i kandidatit duhet të kushtëzohet me zgjidhjen e problemit të dëmshpërblimit të ish të burgosurve politikë, të cilët prej 22 vitesh nuk janë dëmshpërblyer për vitet e burgut në regjimin komunist. Sali Berisha, komunisti që pretendon se solli demokracinë po shtyp dhe dhunon të drejtat e këtyre burrave që lirinë e dhuruan për demokracinë, e që sot janë ende në luftë për zbatimin e parimeve demokratike të dëmshpërblimit të vuajtjes së tyre. Ky njeri i cili për 25 vjet ka qenë sekretar i Partisë Komuniste e që sot është në krye të shtetit po përdor të gjitha mjetet dhe fuqinë për ti rrënuar akoma dhe më shumë këta njerëz që sakrifikuan gjithçka në kohën e regjimit të errët komunist.

Aleanca KuqeZi duke shprehur mbështetjen e saj për grevistët, deklaroi se do të mbledhë të gjithë shqiptarët kudo që janë, në çdo cep të Shqipërisë për tu bashkuar në grevën e ish të burgosurve, dhe nuk do të lejojnë që ata të vetëflijohen, sepse do të jenë ata të parët por edhe të gjithë shqiptarët që do të mbrojnë të drejtat e ish të burgosurve, të drejta të mohuara prej 22 vitesh.

“ Sali Berisha gjatë pushtetit të tij dëmshpërbleu lekë me lekë Fatos Nanon, ndërkohë që ka lënë në mëshirë të fatit këta burra të ngujuar në grevë urie. Në vitin 2011 Sali Berisha shpenzoi një të njëmijtën e Prodhimit të Brendshëm Bruto për kompensimin e ish të burgosurve politike”, deklaroi Balla.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen