ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK: MË 28 NËNTOR HIDHEN THEMELET E QEVERISJES KUQEZI

 Tiranë – Aleanca KuqeZi ka hedhur ditën e premte bazat e mundshme të një koalicioni të përbërë nga 12 parti patriotike të cilat kanë shprehur vullnetin e plotë të bashkimit me AK.  Krerët e 12 partive pjesëmarrëse na takimin e parë me drejtuesit e Aleancës KuqeZi kanë shprehur optimizmin për nisjen e këtij bashkëpunimi si nevojë e domosdoshme për sjelljen e ndryshimit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare te vitit 2013.

Kryetari i Aleancës KuqeZi Z.Kreshnik Spahiu i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i AK Z.Myslim Pashaj biseduan për disa orë me krerët e 12 partive të vogla të cilat kanë rënë dakord në këndvështrimin e unifikimit dhe bashkimit me Aleancen KuqeZi si e vetmja mundësi për të larguar nga pushteti i grabitur partinë-shtet.

12 Partitë e pranishme në takimin me kryetarin e AK Kreshnik Spahiu kanë të kristalizuar në programin dhe ideologjinë e tyre kauzën kombëtare. Për Aleancën KuqeZi janë pikërisht lëvizjet patriotike që do të fitojnë në zgjedhjet e vitit 2013.

Gjatë diskutimeve të krerëve të 12 partive të bashkuara me AK, largimi i Berishës nga politika është kushti kryesor i bashkëpunimit.

Në tryezë u diskutua edhe mënyra e festimit të 100 vjetorit të pavarësisë, ku 12 partitë shprehën mbështetje për projektin e kuqezinjve për një bashkim në kufirin Shqipëri-Shqipëri. Krerët e partive njoftuan një pjesëmarrje masive më 28 nëntor në Morinë ku dhe do të prezantohen themelet e koalicionit kuqezi.

NJË KOMENT

Edvini

28/09/2012

arrow

Duhet të bëni të njohur sa më shpejtë emrat e këtyre partive, pasi mbështetësit e AK-së po ndjehen shumë në mëdyshje ngaqë kanë frikë se mos janë parti të përziera me PD e PS.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen