ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK mbi vdekjen e Lirak Bejkos: Regjimi Berisha vazhdon të mbjellë viktima.

Tiranё – Aleanca KuqeZi reagon pas vdekjes sё Lirak Bejkos duke i shprehur ngushёllimet familjarёve, tё afёrmve dhe miqve tё kёtij ish tё burgosuri politik, i cili u nda nga jeta pas plagёve tё marra nga akti i vetёflijimit nё kёrkim tё tё drejtave tё mohuara nga sistemi pseudemokrat i shtetasit Sali Berisha.

“Regjimi i shtetasit Sali Berisha vazhdon tё mbjellё viktima duke u treguar barbar me qytetarёt e thjeshtё te vendit tonё. Shtetasi Sali Berisha do tё pёrgjigjet dhe ndёshkohet pёr krimet e tij. Lirak Bejko ёshtё njё martir, i cili do tё frymzojё revoltёn popullore pёr liri”, thuhet nё reagimin e AK.

Aleanca KuqeZi garanton se Lirak Bejko do tё nderohet si hero i demokracisё, si njё qytetar i nderuar, i cili u pёrball me regjimin diktatorial, i cili i mori vite nga jeta e tij dhe u flijua nё sistemin demokratik, i cili i mori jetёn me indiferencёn makabre tё shtetasit Sali Berisha.

Aleanca KuqeZi e deklaron tё turpshme sjelljen e shtetasit Sali Berisha, i cili nuk hezitoi tё mirёpriste me servilizma ministrin e Jashtёm te Serbisё dhe pёr javё me radhё nuk pranoi tё takohej me grevistёt e urisё, ndёr ta edhe i ndjeri Lirak Bejko. /A.L/

 

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen