ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK MBËRRIN NË BREGDETIN JONIAN: DO TË MBROJMË INTEGRITETIN TERRITORIAL ME ÇDO KUSHT DHE NE ÇDO KOHË.

Sarandë – Kryetari i Aleancës KuqeZi Z.Kreshnik Spahiu bashkë me dhjetra qytetarë sarandiotë dhe aktivistë kuqezi kanë qenë gjatë paradites së hënë në Sarandë,Ksamil nga ku kanë vrojtuar kufirin shqiptar me Greqinë pasi mediat njoftuan për mbërritjen e anijeve naftë-kërkuese greke. Me simbolet kombëtare ndër duar aktivistë të AK u ngjitën në pikën më të afërt kufitare me Greqinë për t’i treguar mbarë opinionit publik se do të mbrojnë me çdo kusht dhe në çdo kohë integritetin territorial të Shqipërisë. Gjatë prononcimit për mediat kryetari i Aleancës KuqeZi Z.Kreshnik Spahiu deklaroi:

“Jemi sot këtu për të nisur vrojtimin e pandalshëm të kufirit shqiptar dhe integritetit territorial të Republikës së Shqipërisë. Aktivistë të AK janë në  gatishmëri për mbrojtjen e kufirit. Nga sot AK nis regjistrimin e vullnetarëve për ruajtjen e kufirit, nisëm kjo që do të shtrihet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. AK kërkon mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani dhe për këtë ai ka vetëm një javë kohë që të angazhojë Forcat e Armatosura të ndalin kompanitë naftë-kërkuese greke ose në të kundërt ne do t’i dalim për zot mbrojtjes së kufirit dhe territorit shqiptar. Nga ana tjetër, Berisha-Avramopulos po i bëjnë kombit shqiptar në 100 vjetorin e pavarësisë dhuratën më të shëmtuar në historinë e Shqipërisë duke dalë hapur kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen detare”

Dhjetra sarandiotë u regjistrouan si vullnetarë për mbrojtjen e territorit.

4 KOMENTE

Leonard

13/11/2012

arrow

Pune e mire qe mbeshtetesit e AK dolen ne Sarande per nje proteste te tille, por puna eshte se Kryetradhtari Berisha e ngaterroi kete corbe ne menyre te panevojshme. Kjo proteste nuk mund t’i kaloje caqet e nje proteste te thjeshte, se pari sepse ne qofte se forcat ushtarake greke, marina ose policia detare shkojne ne zonen e kontestuar per te mbrojtur anijen kerkuese per nafte ose gaz, ne nuk mund te bejme asgje, pervecse mund t’i qellojme me gure qe nga bregu. Ne nuk kemi ne rradhe te pare qeveri, ushtri apo polici, kurse greku ka nje ushtri te fuqishme me te gjitha mjetet, qe po te doje e pushton Shqiperine brenda dites. Kjo qe po them, nuk eshte mungese patriotizmi, por realitet. Ne Shqiptaret jemi me te zote te vrasim komshiun per nje cope toke sesa te bashkohemi ne mbrojtje te atdheut.

Visar

14/11/2012

arrow

Ju lumt burra. E keni përkrahjen edhe në Zvicërr.

artan

15/11/2012

arrow

une do te votoj per AK

Dervicani

11/04/2013

arrow

Si shume kruhet ky kreshniku me grekun.Po ni zbuan shqiptaret qe banojne dhe punojne ne greqi, do i regulloj ky “patrioti “i madh.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen