ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK: MAFIA E POLITIKËS PO SHKATËRRON MJEDISIN.

Tiranë – Aleanca Kuq e Zi organizoi paraditen e sotme një  tryezë me specialistë të mjedisit ku ka lëshuar alarmin për ndotje masive të ambientit. Në këtë tryezë, kreu i AK, Z.Kreshnik Spahiu ka deklaruar se mafia politike po shkatërron ambientin, duke e lidhur këtë dhe me shkatërrimin që biznese të ndryshme u kanë berë lumenjve për interte ashtu si dhe kodrave për gurore.
“Mafia politike po shkatërron ambientin. Shqipëria gjendet në flakë nga regjimi i shtetasit Sali Berisha, territori i vendit tonë është zvogëluar nga erozioni bregdetar. Shqipëria në 20 vite ka humbur dhjetra kilometra katror territor, ndërsa qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë investim për mbrojtjen e ketij territori. Bizneset qeveritare po shkatërrojnë lumenjtë për inerte, ndërsa kodrat për gurore”, ka deklaruar Spahiu gjatë fjalës së tij.
Njëkohësisht Departamenti i mjedisit ne Aleancën KuqeZi  ka shprehur shqetësimin se përmes shkatërrimit mjedisor nuk rrezikohet vetëm shkatërrimi i natyrës, por dhe vetë jetëgjatësia e qytetarëve, ku sipas të dhënave që disponon AK, aktualisht ka një reduktim në masën 60 %  të pyjeve dhe hapësirave të gjelbra.
“Nuk duhet të harrojmë se sezoni veror që lamë pas është mbyllur me një bilanc negativ sa u përket pyjeve, pasi dhjetëra hektarë pyje u shkrumbuan si pasojë e zjarreve të verës”, përfundoi kreu i Aleances Kuqezi Kreshnik Spahiu.

2 KOMENTE

astrit

06/10/2012

arrow

Eshte shume vertete une jam banore i Fush-Krujes ketu ne mes te rruges kryesore F Kruje Kruje punoine dy gurore Frantoja njeri deputet e tjetri fetar nuk mundena m marr fryme plus kesaj mbeturinat hidhe ne nje koder siper frantojave plus kesaj po shesin edhe kodrat qe jan ranore nje katastrofe e pa pare po shtoj dicka jasht kesaj teme ndigjova lajmet e sotme ku Edi rama kerkon aleanc me FRD ALK te pershendes Kreshnik qe ja dhe pergjigjen me nje here Edi Rames te dalim te vetem ne zgjiedhje e 2013 Kur populli yne renkonte nga varveria e korrupsioni kur ishte Kryeminister Fatos Nano edi i prete leket me scepare ishte Kryetare bashkie i Tiranes e nuk foli as nje here per varverine e popullit tone tani po i bie nder men populli bravo Krenik zoti para e ne mbrapa tu befte dita 1 milion

Hesapi

07/10/2012

arrow

Cilado qeveri te beje nje ligj qe:Te gjithe ata qe do te martohen t’ju behet lidhja martesore mbasi te kene mbjellur nje sasi te caktuar pemesh.,pak a shume nje ligj te perafert me ate te kohes se skenderbeut qe per tu martuar perpara duhej te kishe mbjelle 100 rrenje ullinj.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen