ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK letër Nishanit: Janullatos nuk e meriton “Urdhrin e Skënderbeut”. Ai urdhër i takon Themeluesve të Kishës Autoqefale Shqiptare

Tiranë – Aleanca Kuq e Zi i ka adresuar sot zyrtarisht Presidentit Nishani kërkesën për dekorimin e themeluesve të kishës autoqefale shqiptare Fan Noli, Visarion Xhuvanin, Papakristo Negovanin, Kristofor Kisin dhe njëkohësisht kërkesën për heqjen e “Urdhërit të lartë Gjergj Kastriot Skënderbeu” për kryepeshkopin Anastas Janullatos për shkak të veprimtarive të tij antikushtetuese në një shtet laik si Shqipëria ku feja është e ndarë nga shteti.

“Në këtë 100 vjetor, do të ishte shumë e udhës të ishin dekoruar figura të shquara patriotike të cilat dhanë kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë, duke ndalur përkohësisht vlerësimet e njerëzve nga fusha të tjera si ato të shkencës, sportit, artit e kulturës. Konstatojmë me keqardhje se janë mënjanuar dhe sigurisht harruar jo pa qëllim, klerikë të lartë të besimit ortodoks, veprimtarë të palodhur të Kishës Autoqefale Shqiptare.U harruan ata që u përleshën me hierarkët më të lartë të Kishës greke, vetëm për të mbajtur të gjallë e të pavarur Kishën Autoqefale Shqiptare.

Nuk u kujtua njeri në këtë 100 vjetor për Fan Nolin, Visarion Xhuvanin, Papakristo Negovanin, Kristofor Kisin e sa, e sa të tjerë që ishin jo vetëm klerikë të shquar të besimit ortodoks në Shqipëri, por patriotë e luftëtarë të cështjes kombëtare shqiptare.” – u shprehën përfaqësuesit e AK-së

Gjithashtu, Aleanca Kuq e Zi  në kërkesën e saj i vuri rëndësi të veçantë heqjes së titullit e “Urdhërit të lartë Gjergj Kastriot Skënderbeu” për kryepeshkopin Anastas Janullatos, i cili ka rol kyç në ngjarjet e turpshme të ndodhura në Këlcyrë, Bularat, Himarë, Boboshticë, Kosinë e të tjerë.

“Duke parë e krahasuar se cfarë kanë bërë drejtuesit aktuale të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë e sidomos këto vitet e fundit, na vijnë nder mend ngjarjet e turpshme të ndodhura në Këlcyrë, Bularat, Himarë, Boboshticë, Kosinë e të tjerë. Në të gjitha këto ngjarje për fat të keq, ka qenë e dukshme edhe dora e drejtuesve grekë të Kishës aktuale Autoqefale të Shqipërisë. Me politikën që kanë ndjekur liderët e saj, lehtësisht bie në sy, mbështetja që ato i kanë dhënë politikës së shtetit grek si dhe pretendimeve të tij territoriale ndaj Shqipërisë.”

Ka ardhur koha që besimtarët ortodoksë të Shqipërisë brenda dhe jashtë territorit ku jetojnë të zgjedhin në krye të Kishës sonë ortodokse, nje prift shqiptar, nje patriot që ta dojë me shpirt popullin dhe vendin e vet.

“Ka ardhur koha qe ti themi Anastas Janullatosit  ”largohu nga Shqipëria me paqe”. Mbylli vitet e fundit të jetës tënde sa më larg këtij vendi e këtij populli i cili për hatër të së vërtetës duhet thënë që të ka parë qysh diten e parë që erdhe në Shqipëri si një çiban të rrezikshëm, i cili në emër të fesë e të ortodoksise shqiptare punoi për interesat e shtetit e të Kishës greke.”-vijon deklarata e përfaqësuesit të AK, Dashamir Uruci.

NJË KOMENT

azbi

29/12/2012

arrow

smund ta kuptoj ti jepet kjo dekorat nje anti shqiptari por edhe nje femij i vogel e di dhe e kupton se janullatosi esht anti sqiptar,turp turp turp cka na qenkan kto politikan shqiptar a mos vall dalin edhe ato tradhtar te kombit kjo nuk ndodh ne as ni vend te botes vetem tek ne ndodh.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen