ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK: Kreu i bashkisë së Përrenjasit, Bajazit Karriqi, i vetmi kryetar bashkie në rang kombëtar i pastrehë

redi ramaj

redi ramajAleanca KuqeZi është këtu sot përpara opinionit publik për të denoncuar shkeljet abuzive të Kryetarit të Bashkisë së Prrenjasit Bajazit Karriqi i cili përfaqëson në këtë qytetet Partinë Demokratike. I pranishëm këtu sot me ne është dhe Kryteari i Aleancës KuqeZi dega Përrenjas dhe njëkohësisht i zgjedhuri për Kreun e Këshillit Bashkiak Përrenjas Z.Mislim Karriqi.
Pak ditë më parë në mbledhjen e rradhës së Këshillit Bashkiak të thirrur nga kreu i Këshillit Bashkiak Mislim Karriqi janë evidentuar disa shkelje të rënda, të dënueshme sipas ligjit, nga kryetari i Bashkisë. Ky vendim i përfaqësuesit të Aleancës KuqeZi në këtë qytetet, i pranishëm këtu sot me ne ka shkaktuar pakënaqësinë e kreut të bashkisë, i cili ka organizuar në mënyrë meskine dhe mafioze sulme dhe presione verbale ndaj z.Mislim Karriqi në mënyrë që ai të tërhiqej nga vendimi i tij për të denoncuar shkeljet e kreut të bashkisë. Kujtojmë që kreu i Bashkisë Bajazit Karriqi ishte i pari në historinë e pushteteve vendore që vendosi veten e tij në listën e personave të pastrehë.

Aleanca KuqeZi denoncon këtu disa nga shkeljet ligjore të kreut të Bashkisë Bajazit Karriqi.
1. Bajazit Karriqi vendosi personin e tij në listën e personave të pastrehë mbi të gjitha pa një vendim të Këshillit Bashkiak, pra krejtësisht në mënyrë antiligjore dhe vendimarrje arbitrare.
2. Bajazit Karriqi ka kryer vepër penale duke gënjyer në deklarimin e të ardhurave të tij nga funksionet publike.
3. Bajazit Karriqi ka intimiduar dhe korruptuar anëtarët e Këshillit të Bashkisë dukë këmbyer votën në Këshill me privatizim të hapësirave publike siç është fakt ndarja e oborrit të shkollës 9-vjeçare “Qypra Sokoli”, pjesë e cila i ka kaluar në pronësi anëtarit të Këshillit të Bashkiak Pëllumb Llojku dhe e gjithë kjo është bërë vetëm për një votë.

4. Bajazit Karriqi, kreu i pangopur i Bashkisë së Përrenjasit ka propozuar veten tij si Anëtar i Asamblesë së Ujësjellësit të Bashkisë Përrenjas për të kaluar në emër të tij aksionet e ujësjellësit Sh.A të Përrenjasit.

5. Bajazit Karriqi në shkelje të plotë me ligjin dhe vendimet e gjykatave ka shkarkuar politikisht dhe për interesa thellësisht personale funksionarë të administratës publike në Bashkinë e Përrenjasit.
Aleanca KuqeZi dënon me forcë veprimtarinë e kreut të Bashkisë së Përrenjasit Bajazit Karriqi i cili sillet si gangster dhe mafioz në aktivitetin e tij si i zgjedhur vendor për drejtimin e Bashkisë së Përrenjasit. i cili për fatin e keq të qytetarëve të Përrenjasit mbështetet politikisht nga deputeti i Librazhdit Rrahim Cota, një tjetër zyrtar i këtij shteti të kalbur i cili ka vënë në funksion të dhunës ndaj Mislim Karriqit strukturat e policisë, bodiguardët e tij dhe funksionarë të strukturave të tjera shtetërore.
Ne deklarojmë se këtë çështje me të gjithë dokumentacionin që provon dhe vërteton shkeljet ligjore të Bajazit Karriqit do ta ndjekim në Prefekturën e Qarkun dhe më pas në Prokurorinë e Elbasanit dhe jemi të bindur se Bajazit Karriqi meriton dhe do të marrë dënimin e merituar ligjor dhe popullor.

3 KOMENTE

astrit

09/10/2012

arrow

jane idiota kujtojn se do rrin perhere kryetare se din se kjo dynja esht rrypa rrypa mos i hyp atij te tjetrit se ta merr hakun shpejt mendje letepa horizot te gjithe polikanet PS PD keshtu jan beree kan nga majmeria kafsh….

fatjon

14/10/2012

arrow

nuk degjoj dot salin tek tvsh

Altin

23/03/2013

arrow

Pershendetje.nuk jam me asnje parti,dhe nuk e di fare se ceshte politika.kur flasim,ose gjykojme kryetaret e bashkise,ju qe doni te merrni masa per kryetarin aktual,filloni me pare me kryetarin e vitit 1990 dhe dilni tek kryetari aktual.te gjithe jane te zhytur ne llume,por per asnje nuk eshte marre mase. nuk jane shume te rrezikshem kryetaret e bashkive,te rrezikshem jeni ju te medhenjt e qeverive,ju peshqit e medhenj mbroni peshqit e vegjel.ju jeni politikan grabiqere,qe grabisni popullin tuaj,vendin tuaj.flm

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen